September 17, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Puthje pasionante, zbulohet i dashuri i Gres Hotit

Modelja, njëherësh ish-banorja e BBVK1 është në një lidhje dashurie dhe për këtë nuk ka më dilema.

Ka qenë partneri i saj ai që ka ndarë një video duke u puthur mbrëmë vonë pas mesnate në rrjetet e tij sociale.

E kush është partneri do pyesni, me të drejtë?

Ai është DJ-i italian Carmine Conte, i njohur me nofkën artistike ‘Mrak’.

Bashkë me kolegun e tij, prej vitit 2009 operon si dyshe e DJ-ve nën emrin ‘Tale of us’.

‘Tale of us’ konsiderohet ndër dyshet më me ndikim të DJ-ve në botë.

Raporti i Gresës dhe Contes ka disa muaj që është ngjizur si dashuri dhe përgjatë kësaj kohe ata kanë qenë thuajse të pandarë nga njëri-tjetri në udhëtime e punë.

Conte është 42 vjeçar dhe jetën personale e ka pasur shpesh në fokus të medias për lidhjet e dashurisë me bukuroshe italiane. /Prive.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

 

Related posts

“Refuzova 100 mijë franga për një natë”, futbollistja joshëse tregon si i kontaktua nga një personazh i famshëm

dardanianews

Vajza tregoi një truk që e bën gjoksin e saj të duket tre herë më i madh

dardanianews

Ngeli shtatzënë brenda Big Brother apo jashtë? Sara Gjordeni shuan dyshimet

dardanianews