3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Putin jep sinjale për paqe, telefonoi Erdoganin – flet këshilltari që e dëgjoi telefonatën

Turqia është pozicionuar me kujdes të lartë mes Rusisë dhe Ukrainës dhe kjo gjë duket se po shpaguhet. Pasditen e së enjtes, presidenti rus Vladimir Putin ka telefonuar presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe i ka thënë se kërkesat specifike ruse janë për një marrëveshje për paqe me Ukrainën.

Gjysmë ore më pas, BBC ka intervistuar këshilltarin kryesor dhe zëdhënësin e presidentin Erdogan, Ibrahim Kalin, i cili ishte pjesë e një grupi të vogël që ka dëgjuar këtë telefonatë.

Kërkesat ruse ndahen në dy kategori. Katër kërkesat e para, sipas Kalinit, nuk janë të vështira për t’u përmbushur nga Ukraina. Një prej tyre është që Ukraina ta pranojë neutralitetin dhe të mos i bashkohet NATO-s. Presidenti ukrainas, Zelensky tashmë ka dhënë shenja se mund ta pranojë këtë gjë.

Ka edhe kërkesa të tjera në këtë kategori, që më shumë janë sa për të shpëtuar fytyrën e Rusisë.

Ukrainës do t’i duhet t’i nënshtrohet po ashtu një procesi çarmatosjeje, për të siguruar që s’paraqet kërcënim për Rusinë si dhe duhet që ta mbrojë gjuhën ruse në Ukrainë.

Është kërkesë që lidhet me denazifikimin. Kjo është jashtëzakonisht ofenduese për Zelenskin, i cili është çifut, me disa familjarë të vrarë në Holokaust. Megjithatë pala turke beson që do të jetë lehtë e pranueshme për të. Ndoshta, do të mjaftojë që Ukraina të dënojë të gjitha format e neonazizmit dhe të premtojë që do t’i luftojë.

Kategoria e dytë e kërkesave, është ku ngritën vështirësitë dhe në telefonatën e zhvilluar, Putin ka kërkuar negocim kokë më kokë me Presidentin Zelenski, përpara se marrëveshjet për këto pika të arrihen. Tashmë, Zelenski ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me Putinin.

Gjatë bisedës me BBC, Kalin ka qenë më pak specifik për këto çështje, duke thënë se përfshijnë statusin e Donbasit, pjesë të së cilës tanimë janë shkëputur nga Ukraina. Po ashtu, Putin kërkon që të diskutohet edhe statusi i Krimesë.

Ndonëse Kalin nuk ka folur për detajet, supozimet janë se Putin do t’i kërkojë Zelenskit që të heq dorë nga territoret në Ukrainën lindore. Kjo gjë do të jetë e vështirë.

Supozimet të tjera, shkruan BBC, janë se Rusia do të kërkojë që Ukraina edhe zyrtarisht ta pranojë pavarësinë e Krimesë, që në mënyrë ilegale Rusia e ka aneksuar në vitin 2014, e cila tani praktikisht i përket Rusisë. Kjo do të jetë vështirë për Ukrainën që të gëlltitet.

Sipas Kalin, kërkesat e Putin nuk janë aq të vështira, siç janë frikësuar disa se mund të jenë. Megjithatë, kjo kohë, por edhe koha pas marrëveshjes eventuale mes dy vendeve, do të jetë e rëndë për Ukrainën. Kjo, sepse, në rast të mos-respektimit të saj, Rusia m

Related posts

A u diskutua në mbledhjen e LDK-së dorëheqja e Zemajt?

dardanianews

Përfshihet nga flakët autobusi me pushues nga Kosova në Himarë

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Presidenti Hashim Thaçi anulon udhëtimin drejt Washingtonit

dardanianews