February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Putin paralajmëron se Evropa do të shkojë drejt luftës nëse Ukraina futet në NATO

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se vendet europiane do të tërhiqen në konflikt ushtarak nëse Ukraina i bashkohet NATO-s.

Putin ka bërë këtë koment pas një takimi me Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Udhëheqësi rus paralajmëroi gjithashtu se nuk do të kishte “fitues” nga kriza në vazhdim, pas takimit me homologun e tij francez në Kremlin, për bisedimet që ai i përshkroi si të dobishme, thelbësore dhe të ngjashme me biznesin.

Emmanuel Macron udhëtoi për në Moskë për bisedime mes një mosmarrëveshjeje rreth ngritjes ushtarake ruse pranë kufirit ukrainas.

Pas takimit, Macron tha se është i sigurtë që takimi do të sjellë rezultate pozitive, megjithatë, ka shtuar se këto rezultate nuk ishin aspak të lehta për t’u siguruar.

Ndërkohë, në Uashington, Presidenti amerikan, Joe Biden është takuar me kancelarin gjerman për të biseduar rreth krizës në Ukrainë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp pas bisedimeve, Putin tha se një sërë idesh të Macron në lidhje me sigurinë ishin realiste dhe se të dy do të bisedonin përsëri pasi Macron të kishte udhëtuar në Kiev për të takuar liderët e Ukrainës.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, e përshkroi vizitën si “shumë të rëndësishme”, por u përpoq të zbusë pritshmëritë, duke thënë se “situata është shumë komplekse për të pritur një përparim vendimtar pas vetëm një takimi”.

 

Related posts

Kjo ëѕhtë ura që ua shkurton rrugën koѕovarëve që shkojnë në Ѕhqipëri, e më раѕ në Mal të Zi

dardanianews

Analiza e fortë/ “Skenar i Hashim Thaçit”, kështu e projektoi shkatërrimin e LDK-së

dardanianews

Çfarë fshihet në “bunarin e ferrit”? Hulumtuesit futen në kraterin misterioz në Oman, nga i cili dalin aroma të pakëndshme dhe fliten histori të ndryshme

dardanianews