Vladimir Putin po shpreson që të fitojë Ukrainën lindore brenda muajit të ardhshëm me qëllim që të mund të festojë Ditën e Fitores të Rusisë në Moskë.
Sipas “Daily Mail” zyrtarët amerikanë thanë se Putin dëshiron që fitorja ndaj Ukrainës të përkojë me një ceremoninë që mbahet në Sheshin e Kuq më 9 Maj, e cila është në përkujtim me dorëzimin e nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Sipas tyre kjo mund të shpjegojë pse forcat e despotit rus janë tërhequr nga rajoni i Kievit për t’u përqëndruar në lindje të Ukrainës pas disa javësh luftime. Ka të ngjarë që Putini mendon se një fitore në fushën e betejës në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës është më realiste, sepse shumica e popullsisë ekzistuese ukrainase atje është pro-ruse.
Zyrtaret gjithashtu mendojnë se zhvendosja e trupave ruse mund të jetë në pritje të motit më të ngrohtë që do ta bëjë më të vështirë lëvizjen e tankeve dhe automjeteve të blinduara nëpër fshatrat e Ukrainës.
Ata besojnë se nëse Rusia fokusohet në lindje të Ukrainës, forcat e Putinit mund të qëndrojnë atje për disa muaj. Zyrtarët ukrainas gjithashtu mendojnë se parada e Ditës së Fitores do të jetë qendrore për planin B të Putinit për pushtimin, pasi strategjia fillestare e tiranit rus dështoi. Ukrainasit e guximshëm kanë udhëhequr një rezistencë të fortë kundër pushtuesve rusë, të cilët shpresonin të merrnin kryeqytetin e Kievit dhe pjesën tjetër të vendit.
Arseniy Yatsenyuk, një ish-kryeministër ukrainas, i tha CNN: Qëllimi përfundimtar i Putinit është, ishte dhe do të jetë të marrë kontrollin e Ukrainës, por ai dështoi. Ai dështoi për shkak të vendosmërisë shumë të fortë të ushtrisë ukrainase dhe unitetit shumë të fortë të Ukrainës dhe bota perëndimore, sanksionet që janë vendosur nga Shtetet e Bashkuara, G7 dhe Bashkimi Evropian. Pra tani, me sa shoh unë, Putini kaloi në planin B. Mendimi im është se plani B ka një afat. Afati i fundit është 9 maji.