5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Qeveria i ndan nga 100 euro për fëmijët e pensionistët

Të gjithë pensionistët dhe fëmijët do të përfitojnë 100 euro shtesë për fundvit. Këtë vendim e ka marrë Qeveria në mbledhjen e sotme.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori.

Për të gjithë pensionmarrësit, këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurosh, përveç pensionit të rregullt që e marrin”.

“Kam kënaqësinë që sot do të miratojmë një vendim i cili përmbushë një premtim tonin të radhës. Është fjala për subvencionimin e të gjithë fëmijëve, bazuar në të ardhurat e familjes. Kemi premtuar që çdo vit, secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve”.

“Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët, pa dallim, të fitojnë nga skema dhe shuma të jetë 100 euro. Planifikojmë që kjo skemë të sofistikohet edhe më tutje, duke filluar zbatimin e deklarimit të të ardhurave vjetore nga të gjithë prindërit përfitues, ashtu që të ketë edhe dallim në mbështetje. Për ata që kanë më pak të ardhura, natyrisht se përfitojnë më shumë”, ka theksuar Kurti.

Related posts

Çerekfinale të “frikshme”, mësohet shorti i UEFA Champions League

dardanianews

Homazh në nderim për jetën dhe veprës madhore të Sali Çekajt

dardanianews

U rrëzua nga kati i 9-të i pallatit teksa po punonte, ky është 28-vjeçari që vdiq sot në Shëngjin

dardanianews