8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Qytetarët serbë kërkojnë të hiqet imazhi i Dua Lipës nga dyqanet e tyre

Ashtu siç ka ndodhur më parë me reklamat e këngëtares Rita Ora, serbët vazhdojnë akoma të shprehin urrejtje ndaj shqiptarëve.

Sipas disa raportimeve nga mediat serbe, pak ditë më parë qytetarët kërkuan nga linja e dyqaneve “Puma” në Nish që të largojë reklamat e këngëtares shqiptare me fame ndërkombëtare, Dua Lipës, e cila është imazhi kryesor i kësaj kompanie.

Gazeta serbe “Novosti” shkruan se Dua është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë e Madhe. “Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë”, ka thënë një lexues i “Novosti” për redaksinë.

Serbët kërkojnë të hiqet imazhi i Dua Lipës nga dyqanet e tyre

“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një qytetar serb.

Menjëherë pas protestës dhe revoltës së qytetarëve, dyqanet e “Puma-s” i hoqën billboardet e këngëtares.

Serbët dy vite më parë po ashtu protestuan për të larguar reklamat e këngëtares tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Orës, nga qendra e Beogradit.

Gazeta më tej shkruan që rreth një vit e gjysmë më parë, Lia i kërkoi ‘Apple-it’ që ta vendosë Kosovën dhe Palestinën në hartë. Pas kësaj, filloi një diskutim i madh në rrjetet sociale, reagime nga shumë figura publike, peticione dhe madje thirrje për të bojkotuar muzikën e Lipës.

“Këngëtarja Dua Lipa prej vitesh rregullisht bën postime në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, ku jetoi për ca kohë si adoleshente. Ajo lindi në vitin 1995 në Londër. Prindërit e saj u transferuan atje në 1992, duke ikur nga lufta në ish-Jugosllavi. Babai i saj, Dukagjini Lipa është i angazhuar në marketing dhe ai është gjithashtu anëtar i grupit kosovar “Oda”, dhe nëna e saj, Anesa punon në turizëm. Ajo ka fituar çmime të rëndësishme në industrinë e muzikës”, përfundon shkrimin e saj “Novosti”. /Telegrafi/

Related posts

Dosja sekret: Kosovarët nuk pranojnë të ndahen nga Tito, edhe sikur të shkojë Kosova me Shqipërinë

dardanianews

Ana dhe Kevini shkëmbejnë puthjen e parë!

dardanianews

“Kapen” Olta e Burimi: Lej “qokat”, po ç’ke moj

dardanianews