11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Lajme

Radio Televizioni i Serbisë: Një grup shqiptarësh sulmuan bazën ushtarake serbe në Bujanoc, vranë një….

Radio Televizioni i Serbisë pretendon se “një grup i maskuar shqiptarësh” kanë sulmuar pjesëtarë të Ushtrisë Serbe sot rreth orës 15:00 në zonën e bazës “Debela Glava”, e cila ndodhet në komunën e Bujanocit pranë kufirit midis Kosovës dhe Serbisë.

Shërbimi Publik i Medias i Serbisë citon “burime jozyrtare” dhe raporton se një grup i armatosur shqiptarësh në rrëzë të kodrës qëlloi 15 herë në drejtim të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura Serbe, dhe me atë rast një qen që ndodhej në afërsi të menjëhershme u godit. Sulmuesit më pas ikën në drejtim të Kosovës me gjashtë xhipa, thotë RTS.

Baza “Debela Glava” ndodhet në Zonën e Sigurisë Tokësore (ZS) midis Serbisë dhe Kosovës, e cila u krijua me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, në një sipërfaqe prej 1,471 kilometrash katrorë.

Asnjë nga këto pretendime nuk është konfirmuar.

Related posts

Johnson: Pamja më neveritëse e diplomacisë, Trump mori një leksion të hidhur nga Putini

dardanianews

“…legalizon ndikimin e Serbisë”, kështu e godiste VV marrëveshjen për të cilën u pajtua sot Bislimi

dardanianews

Grida Duma vulos ndarjen? Mesazhet e koduara në bisedën me Borën

dardanianews