17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rakiq: Osmani e Kurti sollën persona të armatosur deri në dhëmbë e me simbole të UÇK-së

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sollën dje në veri të Mitrovicës persona të armatosur deri në dhëmbë dhe te disa prej tyre mund të shiheshin edhe simbole të UÇK-së.

Rakiq këto deklarata i ka bërë në televizionin serb TV Prva. Ai ka thënë se justifikimi i tyre se erdhën në atë pjesë për fushatë nuk qëndron.

Ata në Mitrovicë të Veriut sollën njerëz të armatosur deri në dhëmbë, ku te disa prej tyre ishin të dukshme shenja të UÇK-së. Justifikimi i tyre se erdhën për shkak të fushatës nuk qëndron, sepse fushata ende nuk ka filluar”, ka thënë Rakiq.

Rakiq ka thënë se nuk kishte konflikte fizike dhe gjithçka kaloi vetëm me fyerje verbale.

Ai është shprehur optimist para zgjedhjeve të ardhshme.

“Ne presim që fushata të kalojë paqësisht, ne presim paqe në këto pjesë. Presim gjithashtu që edhe pala tjetër të sillet në këtë mënyrë. Ne duam të qëndrojmë në këto hapësira. Është me rëndësi që të mos ketë provokime të tilla”, ka thënë Rakiq.

Osmani e Kurti janë fyer dje gjatë vizitës në veri. Ata kanë vizituar minierën e Trepçës në veri.

 

Related posts

Burri i Albulena Haxhiut: Duhet të kaloni mbi trupa njerëzish para sa të kthehet krimi në qeverisje

dardanianews

Foto e rrallë, Fatos Nano në banesën e Xhavit Halitit në vitin 1992

dardanianews

Ministria ukrainase e Mbrojtjes publikon pamjet rrëqethëse pas hyrjes në qytetin Bucha: Kjo është Srebrenica e re

dardanianews