14.6 C
New York
May 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rama zbulon marrëveshjen me SHBA-në: Jam shumë i emocionuar

Kryeministri Edi Rama nisi konferencën për mediat duke deklaruar se Shqipëria dhe SHBA do të jenë bashkëpenëmbajtes në çështjen e Ukrainës në Këshillin e Sigurimit të OKB.

“Kemi marrë konfirmimin përfundimtar nga departamenti amerikan i shtetit se SHBA dhe Shqipëria do të jetë bashkëpenëmbajtesë në Këshillin e Sigurimit në OKB për çështjen e Ukrainës. Në arenën ndërkombëtare Shqipëria vlerësohet për karakterin qëndrueshmërinë por vlerësohet edhe për aftësinë në luajtjen e rolit që i takon si një vend që promovon paqen, promovon sigurinë, si një vend që është anëtar i NATO-s dhe në anën tjetër është një vend me pozicion të spikatur në rajonin tonë”.

“Anëtarësimi i Shqipërisë në këshillin e sigurimit në çështjen e Ukrainës. Krijimi i këtij çifti SHBA – Shqipëri në këshillin e sigurisë për të qenë penë-mbajtës është ndërmarrë për të garantuar një angazhim aktiv dhe të vazhdueshëm me nisma konkrete nga dy vende partnere të ngushta me këtë proces, gjë që konfirmon qartësisht pozicionin e vendit tonë”.

“Duke qenë aktiv ndaj një çështje kaq akute si kjo e Ukrainë por edhe të gatshëm për punë konkrete në arenën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne përkufizojmë në sytë e të gjithëve atë që dëshirojmë të jetë roli ynë një forcë që kontribuon për të mirën. Jemi shumë të emocionuar nga ky zhvillim sepse është kurorëzim i një përpjekjeje dhe jo fundi por kurorëzim në vazhdën e mundimit për të bërë që Shqipëria të qëndrojë në nivel krejt tjetër në nivelin ndërkombëtar”, ka deklaruar Rama.

 

Related posts

120 mijë punëtorë mund të mos paguhen këtë muaj ose të marrin gjysmë page

dardanianews

Gjenden një pjesë e mostrave të Astrit Deharit

dardanianews

Arta Nitaj nuk di të ndalet, ekspozon linjat bombastike trupore

dardanianews