January 22, 2026
DardaniaNews
Lajmi i fundit

Rast shumë i rëndë në Pejë: Fëmija 11-vjeçar vdes tragjikisht, rrëzohet aksidentalisht nga ballkoni i shtëpisë

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një fëmijë të moshës 11-vjeçare, i cili vdiq tragjikisht, pasi ra nga kati i parë i shtëpisë së një të afërmi në fshatin Treboviq.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, fëmija është dërguar pa shenja jete në spital, pasi s’ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve që mori nga rrëzimi aksidental.

 

 

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimeve për shenja vitale konfirmoi se fatkeqësisht fëmija ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, teksa trupi i pajetë iu është kthyer familjes për të vazhduar me ceremoninë mortore.

/GazetaSinjali/

Related posts

Zjarr i madh mbi tunelin e Kalimashit

dardanianews

Përmbysje tek votat me postë – LDK ia “merr” PDK-së këtë komunë

dardanianews

E fundit: Rusia ia vë katër kushte Ukrainës për ta ndaluar luftën

dardanianews