-2.6 C
New York
February 5, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Rëndohet ofendimi: Gjesti del se ka babain veteran të UÇK-së, xhaxhain të vrarë nga serbët

Në fakt, kjo nuk është hera e parë dhe as e fundit. Pas sharjeve me familjarë, ofendimeve për gjatësinë, ofendimeve për karakterin e tij, sulmeve fizike, që nga shtyrjet, afrimi fytyrë me fytyrë, tentim goditjet me grusht e çka jo tjetër, tash ai u ofendua rëndë edhe në identitet, shkruan lajmi.net.

Konkurenti nga Laçi i Shqipërisë, këngëtari Joz Marku, iu drejtua atij me fjalët “kopil shk*ine”. Vetëm e vetëm, pse Gjesti bëri një lojë në LOJËN e dasmës që krijuan ai dhe konkurentja tjetër, Loredana.

Për ta sqaruar këtë situatë me dy lëvizje dhe për të treguar pse kjo dhemb shumë për Gjestin. Ky i fundit, mbrëmë tregoi vetë se babai i tij është veteran i UÇK-së, teksa xhaxhain e ka të vrarë nga serbët. Kaq, për të treguar për prapavinë patriotike të këtij djali, shoëmeni të ri nga Kosova.

Dështim total nga produksioni i TopChannel që lejon fyerje raciste.

Zarfet e zi janë bërë zarfe të bardha në këtë format. Në 90% të rasteve, viktimë është Gjesti. Së fundmi, ai përfundoi në spital si rrjedhojë e një veprimi të dhunshëm të gazetares Gerta Gixhari. Rezultati: Gerta rri nja 2 orë jashtë shtëpisë dhe kthehet kinse me votat e publikut, ani pse u pa disponimi i 95% të audiencës që ishin kundër dhënies së një shanses së dytë për të.

Grushtet nga G Bani, ofendime me motër e nënë, sulme e çka jo tjëtër. Një dështim si shoqëri, apo dështim televiziv.

Si është e mundur që këto gjëra pikë së pari të tolerohen nga kompania që jep patentën për këtë format?

Si është e mundur që nuk ka reagim, për një djalë veterani, nip të të vrarit nga serbët?

 

 

Related posts

Zbulohet video e fejesës të Lelës së BBVK👇

dardanianews

Getinjo: Kam punuar me kolicë, kam shitur edhe këpucë në pazar (VIDEO)

dardanianews

Teuta Selimi denoncoi burrin, siç duket ka krisje ne marrëdhënie

dardanianews