February 12, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaShowbiz

Reperi i ri palestinez, MC Abdul publikon këngën “Shouting At The Wall” për dhimbjen dhe shpresën në Gaza

Një zë i fuqishëm nga Gaza ka bërë bujë në rrjet: reperi i ri palestinez, MC Abdul, ka publikuar këngën e tij më të re me titullin “Shouting At The Wall” (Duke bërtitur te Muri).

Kjo këngë prekëse sjell ndjenja të thella dhimbjeje, qëndrese dhe shprese – duke reflektuar realitetin brutal me të cilin përballen banorët e Gazës çdo ditë.

Me tekst të fortë dhe interpretim emocional, MC Abdul sjell përmes muzikës zërin e një brezi që kërkon drejtësi dhe dinjitet në mes të një konflikti të pambarimtë.

Foto: Screenshot/YouTube

Pavarësisht moshës së re, ai ka fituar vëmendjen e rrjeteve sociale për stilin e tij të sinqertë dhe për mënyrën autentike se si përçon mesazhe sociale e politike përmes repit.

“Shouting At The Wall” po shpërndahet gjerësisht ndërkombëtarisht dhe shihet si një thirrje artistike nga zemra e një populli nën rrethim. /Telegrafi/

 

Related posts

Gjesti dhe Egli janë bashkë? Ky detaj ndez dyshimet!

dardanianews

Dhunë në Big Brother VIP Kosova, reagon Alaudin Hamiti

dardanianews

Shfaqet ‘hot’ nga plazhi ish e dashura e RobertitL

dardanianews