4.4 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
LajmeMoti

Reshje dëbore? Ky është parashikimi i motit për ditët në vijim👇

Kryesisht me kthjellime e diell karakterizohet moti ditën e shtunë, pas mëngjesit me ngrica e kushte mjegull përgjatë luginave të lumenjëve. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s. Temperaturat minimale zbreisn në -3C e 1C, e maksimalet gjatë ditës shkojnë në 13C e 16C.

Kryesisht me diell parashihet edhe dita e diel, ndërkohë masat e ftohta ajrore që depërtojnë zbresin temperaturat në 9C, e të hënën edhe në 6C, kur shtrihen më shumë vransira. Minimalet zbresin në -2C e -3C.

Nga e mërkura paraqiten kushte edhe për të reshura, kryesisht shiu me temperatura në rritje deri në 8C, ato maksimale, por dhe minimalet shënojnë rritje mbi 0C. Reshje dëbore priten në vise malore, por nuk përjashtohet mundësia për ndonjë përzierje të shiut me fjolla bore edhe në pjesë të ulëta.

Cilësia e ajrit mund të mbetet me indeks në vlera të dobëta, shkaku i koncentrimeve më të rritura të ndotësve ajore pranë sipërfaqes. Mirëpo erërat veriore që pritet të frynë me afrimin e masave të ftohta ajrore, së paku gjatë ditës do të mbajnë ndotësit të shpërndarë, e vlerat e çastit të indeksit të zbresin në të pranueshme dhe të mira në një pjesë të vendit.

Related posts

Ekskluzive: Kjo është letra me të cilën avokati Halilaj iu është drejtuar ambasadave dhe EULEX-it për Sami Lushtakun, përmend 1.4 milionë marka dhe ndikimin në procedurë

dardanianews

Kjo bukuroshe është e dashura e Valon Syles të cilën sot po përflitet se e ka rrahur

dardanianews

Flet autori i emrit UÇK / Nga kush u themelua Ushtria Çlirimtare e Kosovës?

dardanianews