11.8 C
New York
March 9, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Rrëmbehet nën kërcënimin e armës një burrë në Prishtinë

Disa persona e kanë marrë me forcë në veturë një burrë në rrugën “Hamzë Jashari” në Prishtinë dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë, viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve.

Policia ka bërë me dije se është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit është arrestuar.

“Rr. Hamzë Jashari, Prishtinë 16.02.2023 – 21:50. Fillimisht është raportuar se disa të dyshuar me një veturë me targa vendore, me forcë e kanë marrë viktimën mashkull  kosovar dhe kanë ikur në drejtim të panjohur. Më pas viktima ka arritur që të ikë nga vetura e të dyshuarve. Sipas viktimës, të dyshuarit nën kanosjen e armës e kanë futur në veturë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Është identifikuar vetura dhe njëri nga të dyshuarit mashkull  kosovar i cili është arrestuar, në vendbanimin e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një revole me një karikator. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Related posts

Trajneri i sportit shpërthen në lot gjatë videos live: Të gjithë po vdesin në Hatay, ju lutemi sillni ambulancë

dardanianews

Rrëfimi i Vojvodës për Marca: I fshehur nën traktor, bombat, netët në pyll, i ndarë nga babai i tij

dardanianews

E tmerrshme: Kina zbut masat e izolimit, vendet turistike stërmbushen me njerëz

dardanianews