Rusia po përhapë lajme të rreme duke pretenduar se vaksina e Oxford-it kundër Covid19, do t’i kthejë njerëzit në majmunë.
Propaganduesit rusë, kanë portretizuar figurën e kryeministrit britanik, Boris Johanson me një emotikon si “majmun”.
Pas këtyre lajmeve të rreme, pretendohet se popullata ndihet e frikësuar, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.
“Unë nuk dua të merrni vaksinën që ju shndërron në majmun”, thuhet mes tjerash në postime të ndryshme, nëpër rrjetet sociale.
Një fushatë shpifjesh ka filluar në Rusi për të diskredituar vaksinën e koronavirusit, të zhvilluar nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit.
Në Rusi, po shpërndahen lajme të tilla, për të shkaktuar frikë për vaksinën me pretendime qesharake se do t’i kthejë njerëzit në majmunë.
Imazhet e ndryshme po shpërndahen në rrjetet sociale edhe me videoklipe, që sugjerojnë se çdo vaksinë e bërë në Mbretërinë e Bashkuar do të ishte e rrezikshme për secilin person./IndeksOnline/
Sidoqoftë, një zëdhënës i ambasadës ruse i tha Times: ‘Sugjerimi që shteti rus mund të kryejë çdo lloj propagande kundër vaksinës “Astrazeneca” është vetë një shembull i dezinformimit. Padyshim që ka për qëllim diskreditimin e përpjekjeve të Rusisë në luftimin e pandemisë, përfshirë bashkëpunimin e mirë që kemi krijuar me Mbretërinë e Bashkuar në këtë fushë.’
Në korrik, spiunët britanikë ishin në gjendje të zbulonin një sulm kibernetik rus në kompjuterët e vaksinave të koronavirusit Oxford pasi instaluan një mburojë të sigurisë përreth objektit.
Shërbimet e inteligjencës kishin frikë nga një përpjekje e mundshme piraterie në mars ndërsa pandemia u përhap në të gjithë vendin, siç raportohet nga The Times.