February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Rusia sfidon Perëndimin: Luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë

Tensioni nuk ka të ndalur. Flota e Kremlinit del në det të hapur dhe qëllimi i vetëm është të sfidojë Perëndimin.

Kudo në botë, nga Baltiku në Paqësor, gjatë javës që lamë pas, fregata, nëndetëse e luftanije ruse janë pozicionuar për të treguar angazhimin e Rusisë për të vijuar përballjen me NATO.

Dhe ky tregim force nga marina e Putin i është afruar shumë dhe brigjeve shqiptare. Analistët italianë shkruajnë se një prej njësive më të fuqishme detare të Rusisë, pikërisht luftanija “Varyag”, ka kaluar në detin Jon pranë Pulias.

Ndërkohë që më vonë, anija e dytë më e madhe ruse e luftës, pas “Moskva”-s të mbytur në Ukrainë, është drejtuar për nga Adriatiku.

Ndërkohë që në Mesdhe ndodhet dhe luftanija amerikane “Harry Truman”, e cila do të qëndrojë si pjesë e angazhimit të SHBA-së për të siguruar aleatët në rajon, përsa kohë që do të vijojë luftën në Ukrainë.

Related posts

I ftohtë apo i ngrohtë – Cili dush është më i mirë për shëndetin e zemrës?

dardanianews

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

dardanianews

Hamas gati të dorëzojë administrimin e Gazës dhe të lirojë pengjet

dardanianews