23.6 C
New York
July 27, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Rusia teston “Satan-2”, raketën më të fuqishme në botë

Në një pikë kaq delikate në konfliktin ukrainas,  Vladimir Putin jo vetëm nuk jep sinjale zbutje, por shumëfishon tensionet në arenën ndërkombëtare.

Moska ka testuar sot raketën balistike interkontinentale më të fuqishme në dispozicion, që njihet ushtarakisht si raketa e tipit Sarmat RS-28 në Rusi dhe Satan-2 në vendet e perëndimit.

Raketa që mund të përshkojë mbi 13 mijë kilometra dhe ka kapacitetin për të mbajtur deri në 13 bomba atomike brenda saj, sipas kanaleve zyrtare është testuar me sukses, duke nisur nga baza e Plesetsk në veriperëndim dhe duke arritur disa minuta më vonë objektivat në gadishullin e Kamçatkës, në ekstremin lindor, jo larg Japonisë.

Raketa balistike Sarmat, e quajtur edhe Satan-2

Duke përgëzuar oficerët përgjegjës për testimin, Putin deklaroi se Satan-2 do të jetë ushqim për mendjen e atyre që guxojnë të kërcënojnë Rusinë, armiqtë tonë duhet ta mendojnë dy herë”.

Në ditët e kaluara, burime të inteligjencës perëndimore kanë dhënë alarmin se humbjet në ushtarë dhe mjete në Ukrainë, si dhe masat ekonomike ndaj Moskës, po shtojnë agresivitetin e Kremlinit, që sipas tyre në rast zhgënjimi në fushëbetejë mund të përdorin edhe armë bërthamore taktike, me rreze të kufizuar.

ARME NUKLEARE 1280x720

Testimi i raketës Sarmat përbën ndërkohë një sinjal direkt për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s që po furnizojnë Kievin me armë./a2cnn

Related posts

Gruaja e George Floyd i drejtohet mediave, me vete kishte marrë edhe të bijën – nuk mund të ndalte lotët derisa fliste

dardanianews

Skandali i publikuar nga mediat serbe/ Palmer dhe Grenell pjesë e kompanisë lobuese amerikane që ka marrë 1.3 milionë euro nga Serbia

dardanianews

Mediumi britanik: Putin po vdes nga kanceri në zorrën e trashë, kjo foto tregon gjithçka

dardanianews