5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Sa armë bërthamore i ka Rusia, si krahasohet kjo me shtetet tjera?

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka ngritur shqetësime në gjithë botën me ngritjen në gjendje të gatishmërisë të forcave bërthamore. Megjithatë analistët thonë se lëvizjet e tij mund të interpretohen më shumë si paralajmërim për shtetet tjera që të mos përfshihen në Ukrainë, sesa sinjal se mund të përdorë armët bërthamore.Armët bërthamore kanë ekzistuar për gati 80 vjet dhe shumë shtete i përdorin si garanci për sigurinë kombëtare.

Sa armë bërthamore i ka Rusia?

Të gjitha të dhënat për armë bërthamore janë vetëm në bazë të vlerësimeve, por sipas Federatës së Shkencëtarëve të Amerikës, Rusia i ka 5977 koka bërthamore – pajisjet që shkaktojnë shpërthim bërthamor – megjithëse kjo përfshin rreth 1500 që janë në pension e që do të çmontohen.

Nga 4500 të mbeturat, shumica konsiderohen armë bërthamore strategjike – raketa balistike për distanca të gjata. Këto janë armë që zakonisht lidhen me luftërat bërthamore.

Pjesa tjetër janë më të vogla, armë bërthamore më pak shkatërruese për fushëbeteja më të afërta apo në det.

Por kjo s’nënkupton që Rusia ka mijëra armë të gatshme për lëshim.

Sipas ekspertëve, rreth 1500 koka bërthamore janë “të vendosura” në bazat e raketave dhe bombarduesve ose në nëndetëse.

Si krahasohet kjo me shtetet tjera?

Nëntë shtete kanë armë bërthamore: Kina, Franca, India, Izraeli, Koreja Veriore, Pakistani, Rusia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Kina, Franca, Rusia, SHBA-ja dhe Britania janë në mesin e 191 shteteve që kanë nënshkruar Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT).

Me këtë nënshkrim, shtetet kanë ulur numrin e kokave bërthamore dhe janë zotuar për t’i eliminuar tërësisht.

Dhe marrëveshja ka ulur numrin e kokave bërthamore që janë ruajtur në këto shtete.

India, Izraeli dhe Pakistani kurrë s’iu bashkuan NPT-së, ndërsa Koreja e Veriut u largua më 2003.

Izraeli është i vetmi nga 9 vendet që kurrë s’e ka pranuar zyrtarisht programin bërthamor – por që besohet se veçse e ka.

Ukraina s’ka armë bërthamore.

Sa shkatërruese janë armët bërthamore?

Këto armë janë të krijuara për shkatërrim maksimal. Shkatërrimi varet nga disa faktorë: Madhësia e bombës, sa lartë mbi tokë shpërthen, ambientit ku shpërthen. Por edhe koka më e vogël bërthamore shkakton humbje jetësh e pasoja të rënda afatgjate.

Bomba që kishte shpërthyer në Hiroshimë të Japonisë gjatë Luftës së Dytë Botërore kishte pasur 15 kilotonë. Ajo mori jetën e 146 mijë njerëzve.

Bombat e sotme mund të kenë më shumë se 1000 kilotonë.

Nëse një bombë e tillë shpërthen do të ketë dritë të jashtëzakonshme zjarr të madh e shpërthim që shkatërron struktura me shumë kilometra distancë.

 

Related posts

“Do të derdhet gjaku rus, po i kthejmë formacionet tona”, çfarë tha Prigozhin pasi pranoi planin e deeskalimit

dardanianews

Ja me cka po i shërojnë spitalet e New York pacientët me koronavirus

dardanianews

Zyrtare: Gjykata Speciale sapo mori një vend shumë të keq për ish-presidentin Thaçi

dardanianews