0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sami Lushtaku fajëson Osmanin e Kurtin për “pamundësim të kandidimit” për Kryetar te Skenderaj

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Skenderaj, Sami Lushtaku, përmes një video-adresimi, ka thënë se pavarësisht pengesave që po i bëhen, me besim të qytetarëve të Seknderajt me 17 tetor, ai do të jetë pranë qytetarëve, në krye të qeverisjes së Skenderajt.


“Edhe pse po pengohem, unë i siguroj qytetarët se me besimin e tyre me 17 tetor, për PDK-në, unë do të jem në krye të qeverisjes së Skenderajt”, tha ai.

ushtaku ka thënë se krerët shtetëror, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë presion mbi institucionet e pavarura dhe ato të drejtësisë, për ta penguar kandidaturën e tij.

“Duke parë përkrahjen e madhe të cilën e ka PDK në Skenderaj dhe unë si kryetar dege e kandidat për kryetar të komunës, për të ma pamundësuar kandidimin tim, është bërë presion i madh mbi institucionet e pavarura e ato të drejtësisë”, tha Lushtaku.

Përmes këtij video-adresimi, Lushtaku ka thënë se tendencën për ta dëmtuar PDK-në në Skenderaj, individw e grupe të caktuara e kanë pasur edhe në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, të cilët, sicc tha ai, kanë punuar në favor të partive tjera, por kanë dështuar.

 

Related posts

Pse biseda mes Bidenit dhe Xi Jinping është kaq e rëndësishme për agresionin rus në Ukrainë?

dardanianews

Sondazh: Kë do e votoni me 9 shkurt? 🤔

dardanianews

Ku janë ata psikologët që patën shku grumbull në Shqipni me ju ndihmu qytetarëve m’u qetësu pas tërmetit

dardanianews