1 C
New York
February 11, 2026
DardaniaNews
Lajme

Serbia hyn përsëri në territorin e Kosovës, ROSU arreston disa persona dhe konfiskon arsenal armësh

Një javë pasi xhandarmëria serbe është futur ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, një rast i ngjashëm ka ndodhur përsëri sot.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se disa serbë janë futur ilegalisht në bjeshkët e Moknës në Istog. Për këtë së pari kishte raportuar Istogu Chanel, lajm i cili po del të jetë i vërtetë.

Makina serbe bashkë me flamurin e Serbisë është futur në Molen në territorin e Republikës së Kosovës. Banorët e fshatrave të Istogut që ndodhen gjatë verës në këtë zonë malore kanë njoftuar Policinë e Kosovës.

Indeksonline merr vesh se ROSU bashkë me Policinë kufitare të Kosovës kanë arritur me kohë në vendngjarje ku kanë arrestuar disa persona dhe kanë konfiskuar arsenal armësh.

Indeksonline merr vesh se në stacionin policor të Istogut tashmë ndodhen katër persona të arrestuar, që të gjithë dyshohet se janë nga komunat Veriore të Kosovës.

Armët e konfiskuara në këtë aksion janë të modeleve të ndryshme, të gjata dhe të shkurtëra, si dhe sasi e konsiderueshme e plumbave.

Indeksonline do të iu mbajë të informuar për këtë rast dhe brenda pak orëve pritet edhe raporti zyrtar i Policisë për këtë aksion./Indeksonline/

Related posts

Rama tensionohet dhe harron masat e Covidit, i ngjitet në fytyrë Rakipllarit. Frikësohet Shkullaku dhe vendos maskën urgjentisht (FOTO)

dardanianews

Deputeti shqiptar infektohet me koronavirus, ai ka një porosi për të gjithë

dardanianews

Qeveria sqaron rolin e Veton Surroit, Blerim Shalës dhe Bernard Nikajt për dialogun

dardanianews