Modelja Serena Sula ka qenë e ftuar në emisionin “She’s on Air” në Top Albania Radio, ku ka bërë disa deklarata që kanë ndezur rrjetin. Gjatë bisedës, moderatorët e ngacmuan për personazhe të njohur të ekranit, mes tyre edhe balerinin Ilir Shaqiri.
Serena tha se pas përfundimit të “Big Brother VIP 1”, kur Iliri u shpall fitues, ata janë rastisur në ambientet e Top Channel dhe, sipas saj, balerini e ka “ngacmuar seksu*alisht”.
Pjesë nga intervista:
Moderatorja: “Ti ke deklaruar se Ilir Shaqiri të ka ngacmuar seks(ualisht. Ishte deklaratë për zhurmë apo ka ndodhur vërtet?”
Serena: “Ilirin e kam njohur, siç kam njohur edhe Laertin. Unë gjithmonë i hasi këto. Sa herë mbaron Big Brother, unë jam aty…”
Moderatorja: “Pra, si qëndron e vërteta? Ka ndodhur apo ishte thjesht deklaratë?”
Serena: “Ku shkeli unë, ka gjëra sek*suale. Unë jam troç: ose më pëlqen dikush dhe bëj se*ks me të, ose hiç.”
Më tej, ajo tregoi se takimi ka ndodhur te grimi i Top Channel:
“Ishte me Sabianin. Shkëmbyem kontaktet dhe u takuam. Më tha që i kujtoja ish-in e tij italiane. I thashë që jam për twerk… direkt unë tani.”
Deklarata e Serenës ka ndezur reagime të shumta në rrjet, ndërsa pala e balerinit nuk ka reaguar ende.

