23.1 C
New York
July 6, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sheshel: Gjukanoviq ka qenë pjesëmarrës në Srebrenicë, tre autobus me mysliman i ka dorëzuar nga Mali i Zi, pastaj i ka vrarë…

Kreu i radikalëve serb Sheshel ka deklaruar në TV Hapy se “Gjukanoviç i ka kthyer tre autobus me mysliman që pastaj janë vrarë, ndërkohë që ka shpreh shqetësimin që Karaxhiqin do ta zhvendosin në mbajtje të burgut në Britani”, shkruan “Alo” transmeton “Bota sot”.

Sheshel tha se më së shumti e brengos fakti se Karaxhiqin do e vendosin në izolim, pasi atje ka edhe shumë kriminel dhe mysliman terrorist.

Ai përkujtoi kohën kur ishte në burgun e venicës në kohën komuniste, që ishte e tmerrshme dhe e kishte rrezikuar shëndetin psikologjik. Ai përshkroi se në një moment fliste me vetën dhe kishte kërkuar ndihmën e psikiatrit.

Mendoj se ata do shikojnë të të i dhënë fund jetës së Karaxhiqit” tërhoqi vërejtjen Sheshel.

Sipas tij liderët serb Milan Martiç, gjenerali Dragomir Milosheviç dhe Milan Lukoviç dënimin e kanë kryer në kushte mizore në Estoni. “Kushtet atje janë si në kohën e Stalinit” tha ai.

Lidhur me situatën në Malin e Zi rreth Srebrenicës, Sheshel përkujtoi rolin që kishte presidenti malazez Gjukanoviq në atë krim.

“Gjukanoviq ka qenë pjesëmarrës në Srebrenicë. Ka dërguar gjithsejtë tre autobus me mysliman që ishin larguar në Malin e Zi, duke i dorëzuar tek Miroslav Deronjiç dhe ai i ka vrarë”, sqaroi Sheshel.

Related posts

Qeveria pagoi 147 mijë euro për shoqen e Gërvallës për lobim në ShBA, ajo përfundoi duke ngrënë sushi në Kosovë

dardanianews

Ky është burri që ka 27 gra e 145 fëmijë

dardanianews

Gara fatale në autostradë që la tre të rinj të vdekur dhe tre të lënduar -çfarë dihet deri tash për rastin

dardanianews