3.6 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
Lajme

Shqiptarja nga Sanxhaku i shkruan Abazoviqit: Ti ke shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro

Shqiptarja e njohur nga Sanxhaku, Armina Nuraj i ka shkruar një letër publike Dritan Abazoviqit, politikanit shqiptar që po synon formimin e Qeverisë malazeze me forcat politike serbe dhe proruse.

Nuraj i thotë Abazoviqit se ka shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro dhe se ka fut thikë pas shpine shumë shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi.

Ajo i thotë se ç’mund të pritet nga ai kur ka deklaruar se Skenderbu është serb.

Por, Abazoviq në një intervistë dhënë ka thënë se ka gabuar dhe ka kërkuar falje publike, ndërsa ka deklaruar se është krenar që është shqiptar.

Letra e saj e plotë:

Dritan Abazoviq. Nuk do t’ju drejtohem me “respekt” as me “i respektuar”, por do t’ju drejtohem si “djali çetniko-malazez”.

Nuk do të drejtohem në gjuhën shqipe, sepse ti nuk ke as “A” nga shqiptarët, dhe se gjithashtu do të njollosja gjuhën time të pastër dhe më të bukur shqipe.

Ti që ke shitur kombin dhe fenë për disa miliona euro. Ti që i ke fut thikë pas shpine shumë shqiptarëve dhe boshnjakëve në Mal të Zi. Ti meriton që shqiptarët dhe boshnjakët të bashkohen dhe të përzënë nga hapësirat e Malit të Zi.

Me çfarë krenarie del rrugëve të Malit të Zi, ndërsa je shpallur si tradhtar i kombit dhe fesë tënde?

Çka kishe në kokë kur more vendimin, me siguri nuk kishe tru, po ta kishe Dritan Abazoviqi, do ta kishe përdorur, do të kujtoje gjenocidin në Bosnjë, gjenocidin në Republikën e Kosovës. Do të kujtoje Dritan Abazoviqi edhe mijëra gratë e dhunuara në hapësirat e Bosnjës dhe Republikës së Kosovës, do të kujtoje se sa shqiptarë janë vrarë nga policia malazeze gjatë kohës së luftës së Kosovës.

Po ç‘të presësh nga ti kur the se heroi më i madh shqiptar Skënderbeu është serb?”, ka shkruar Armina Nuraj, studentja nga Novi Pazari, e cila pranoi origjinën e saj shqiptare dhe theksoi se kjo trevë është dominuese nga shqiptarët që janë asimiluar.

Related posts

Lumir Abdixhiku e konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK’së

dardanianews

Vdekja e këmbësorit në afërsi të MASHTI’t, policia njofton se ka shoqëruar shoferen në stacion

dardanianews

Zyrtari i lartë i PDK-së dhe njëri nga hartuesit e kushtetutës: VV-ja ka të drejtë, Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për zgjedhje

dardanianews