larguar nga Kosova, me qëllim të shkuarjes, në vendet e ndryshme të Evropës dhe Lindjes së afërt, kështu duke ja ndërprerë dhe duke ia pamundësuar kundërligjshëm të dëmtuarit babait të kujdeset për vajzën, ashtu që i dëmtuari nuk ka mundësi të ushtroj të drejtën prindërore e cila i është besuar nga gjykata, me c’rast e pandehura me veprimet e saj ka penguar ekzekutimin e vendimit të detyrueshëm të organit Kompetent mbi besimin e fëmijës në përkujdesje, ruajtje, zhvillim dhe edukim, veprime këto në kundërshtim me ligjin mbi familjen, në kundërshtim me vendimin e gjykatës të vitit 2024, e po ashtu edhe në kundërshtim me revokimin e autorizimit të datës, 22 korrik 2024”.
Në këtë aktakuzë, Arbenita Ismajli është e ngarkuar edhe me veprën penale Mospërfillje e gjykatës, pasi që “më datë 02, 16 dhe 28 Gusht 2024, në Gjilan, në Qendrën për Punë Sociale, e pandehura, me dashje dhe me qëllim ha shkelur pajtimin gjyqësor në atë mënyrë që të dëmtuarit — babait Feronit Shabanit, përkundër se janë marrë vësh që i dëmtuari të ketë kontakt me fëmijën e përbashkët N.Sh. dhe atë dy herë në muaj, vikendin e parë dhe të tretë, ditën e premte nga ora 15:00 e deri ditën e hënë në ora 10:00, e gjithë kjo të bëhet përmes QPS në Gjilan, e po ashtu e mitura të kontaktoj me babën edhe gjatë festave shtetërore, zyrtare, fetare, pushimeve veriore dhe dimërore, ditëlindjeve dhe koha e kontaktit të jetë e barabartë, e pandehura ka treguar mosgatishmëri që t’i bindet vendimit në pajtimin gjyqësor të lëshuar nga Gjykatës Themelore në Gjilan-Divizioni Civil”.
Arbenita Ismajli e ka fituar të drejtën e kujdestarisë për vajzën në vitin 2024.
Po kjo prokurori, në qytetin e Gjilanit ka aktakuzë ndaj Feronit Shabanit për tri vepra penale, dhunë në familje, ngacmim seksual dhe kanosje.
Sipas aktakuzës, Fero akuzohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe sjellje kërcënuese ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, në periudhën qershor – tetor 2024. /Prive By Liberta Spahiu