Pëpara çdo prime në Top Channel, po fantazohet e shkruhet mbi Xhenetën në Big Brother VIP Albania.
Njëjtë u bë edhe sot, për pak zhurmë në public.
U tha që finalistja e BBVK3, e cila doli e dyta në garë, do të futet të shtunën, pa u precizuar si banore apo si mysafire.
Sikurse fundjavën e kaluar, Prive.al, saktë, ju tregon të vërtetën.
Xheneta as nuk futet si banore e as si mysafire këtë fundjavë në Shqipëri.
Banorja e sezonit të tretë të Big Brother VIP Kosova ka të tjera çështje aktualisht në fokus teksa po e merr veten dhe po i rikthehet realitetit pas 100 ditësh izolim.
Meqë mund të na bie të demantojmë lajme të bëra për pak klikime sërish, po ju japim një premtim – më nuk do raportojmë për këtë temë, përveç nëse Xheneta vendosë njëmend të futet në formatin e realizuar nga Top Channel! /Prive.al