February 12, 2026
DardaniaNews
Moti

Si në pikë të verës, këto temperatura na presin këtë vikend

Orëve të mëngjesit përgjatë luginave të lumenjve, paraqiten kushte për mjegull apo mjegullinë. Temperaturat minimale zbresin në 12C e 15C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 28C e 30C.

Fryn erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja, 2-6m/s.

Të dielën duke shkuar nga mbrëmja vranësirat shtohen, e kalimi i sistemit frontal sjell të reshura përgjatë mëngjesit të ditës së hënë, kur dhe temperaturat pësojnë rënie deri në 23C e 25C. Nga e hëna parashihet mot më stabil, kryesisht me kthjellime e diell. Maksimalet shënojnë rritje deri në 27C, ndërsa minimalet zbresin në 9C e 10C.

Të dielën fryn erë jugperëndimore mesatare 5-10m/s, ndërsa të hënën ndryshon drejtimin në verilindore e fryn me hove deri në 15m/s.

Related posts

Mos harroni çadrat! Reshje , shtrëngata dhe stuhi, parashikimi i motit për sot! Ja zonat ku do të bjerë dëborë

dardanianews

Aliu nga IHMK jep paralajmërimin: Ky dimër do të jetë më i ftohti

dardanianews

Në këto ditë parashihet të bie borë në Kosovë

dardanianews