October 18, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Si u përkeqësua shëndeti i Lugatit që tronditi banorët e Big Brother Vip

Gjon Karrica mëngjesin e sotëm është dërguar pavetëdije në Emergjencën e QKUK’së.

E mërkura ka qenë tronditës për banorët e Big Brother Kosova. Gjon Karricës i njohur si “Lugati” i është përkeqësuar shëndeti në orët e para të ditës së sotme.

Sipas burimeve,  “Lugati” ka rënë pa ndjena në tokë derisa ishte në kuzhinë brenda shtëpisë së Big Brother.

Pasi është rrëzuar, ka qenë Stresi ai qe i ka ofruar ndihmën e parë mjekësore. Pastaj ai është dërguar me emergjencë në QKUK.

Moderatori i reality shoë, Alaudin Hamidi është parë në objektin e QKUK’së duke shoqëruar Lugatin teksa po kryente ekzaminimet mjekësore.

“Karrica, vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime” thuhet në njoftimin e Big Brother për gjendjen e tij.

Ekipi i Insajderit sot ka qëndruar në Emergjencë për të marrë më shumë detaje për gjendjen shëndetësore të tij, por mjeku kujdestar nuk ka pranuar të flas e as nga produksioni.

Related posts

Në një romancë me Xhensila Myrtezajn, Ledri Vula: Nuk shkon kështu, nuk mund të lidhesh vetëm për fansa

dardanianews

SHBA sanksionon ish-te dashurin e Leonora Jakupit, ish-drejtor i Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë

dardanianews

Kiara dhe Olta shihen bashkë në një tavolinë, me to bashkë edhe Sara Hoxha (VIDEO)

dardanianews