February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Situata alarmante rreth Ukrainës, pritet një telefonatë Biden -Putin

Situata alarmante mes Rusisë e Ukrainës ka bërë që SHBA-të të bëjnë një paralajmërim që sulmet ruse mund të fillojnë këto ditë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Megjithëkëtë, këshilltari i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha se mbetet ende e paqartë nëse Vladimir Putin ka dhënë përfundimisht urdhrin e tij, duke shtuar se pritet një telefonatë mes Joe Biden dhe homologut të tij rus, Putin.

Ai tha se inteligjenca amerikane besonte se një sulm i shpejtë ndaj Kievit ishte gjithashtu një mundësi dhe se presidenti rus Vladimir Putin mund të urdhëronte një pushtim përpara përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin më 20 shkurt.

Related posts

Amerika do në NATO Kosovën! Diplomati: Është njohur zyrtarisht si zonë influence nga Trump

dardanianews

Vritet në atentat vajza e frymëzuesit të Putinit

dardanianews

‘Moska ka humbur 70% të raketave që kur filloi pushtimin e Ukrainës’

dardanianews