Gazeta ka provuar të marrë përgjigje rreth këtij raportimi edhe nga deputetët që janë anëtar të komisionit por ata nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës në një nga mbledhjet e saj kishte ndarë dhjetë milionë euro për rezervën shtetërore, që është në kuadër të MINT-it.

“Qeveria është duke u siguruar që të përkrah sektorin e bujqësisë si është më së miri e më sigurt. Kemi aplikuar në programin për bujqësi për grantin prej 20 milionë eurosh për fermerët e vegjël. Do të kemi së paku edhe 10 milionë euro për rezerva shtetërore, që mund të mbushen me prodhime vendore”, pati thënë Kurti. /Gazeta Insajderi/