5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Skandali i publikuar nga mediat serbe/ Palmer dhe Grenell pjesë e kompanisë lobuese amerikane që ka marrë 1.3 milionë euro nga Serbia

Për tre vite lobim në SHBA, Oda Ekonomike e Serbisë i ka paguar 1.3 milion dollarë kompanisë “Yorktown Solutions LLC”, dhe deri në fund të vitit 2022 do të ndajë edhe gjysmë milioni dollarë për shërbimet e saj.

Kështu së paku shkruan mediumi serb “Nova.rs”, duke u thirrur në të dhënat e tij, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, shkruan mediumi në fjalë, në listën e kontakteve, të cilat kompania lobuese raportoi për Serbinë, përfshihen edhe Richard Grenell, i dërguari special i atëhershëm i presidentit amerikan për Serbinë dhe Kosovën, dhe Matthew Palmer, në atë kohë përfaqësuesi special për Ballkanin Perëndimor.

Siç vë në pah tutje mediumi në fjalë, në regjistrin zyrtar amerikan FARA, në të cilin janë regjistruar të gjithë lobistët nga SHBA dhe janë publikuar kontratat e tyre, nuk ka asnjë informacion se Qeveria e Serbisë ka bërë marrëveshje me një shtëpi lobimi në atë vend.

Mirëpo, siç thuhet më tej, këtë e ka bërë Oda Ekonomike e Serbisë, e cila ka lidhur disa kontrata me kompaninë “Yorktown Solutions” për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022 – e fundit është nënshkruar vetëm tetë ditë më parë.

Sipas dokumentit, kompania është e detyruar të ofrojë “këshilla strategjike në lidhje me temat e trajtuara nga SCC, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet ekonomike SHBA-Serbe”. Kjo përfshin, siç thuhet më tej, “çështjet e menaxhimit dhe çështjet e qeverisë, të cilat pritet të përfshijnë kontakte me zyrtarë të qeverisë amerikane dhe përfaqësues të sektorit privat përkatës”.

Ndryshe, me një pretendim të tillë ka ardhur edhe analisti serb Dushan Janjiq.

“Ne madje e paguajmë edhe Grenellin nga 100 mijë dollarë në muaj, nuk e di pse, kur shefi i tij nuk është në pushtet”, kishte thënë ndër tjerash Janjiq.

Dhe një reagim ka ardhur nga vet ish i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, duke i quajtur të pavërteta deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq.

“Nuk është e vërtetë. Askush nuk më paguan mua, asnjë cent”, kishte thënë shkurt ai.

360grade.al

Related posts

​Berisha i drejtohet Vuçiqit: Mos tento destabilizim në Kosovë, do të përballesh me reagimin si komb

dardanianews

4 ditë nga zhdukja e 24 vjeçares nga Skenderaj, familja ende në pritje

dardanianews

Kurti: Ja si e mora vesh për marrëveshjen sekrete Thaçi-Vuçiq

dardanianews