5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
ShowbizSport

Skandali që tronditi Kombëtaren serbe: Sulmuesi i Juventusit, u kap në shtrat me gruan e shokut të ekipit?

“Dusain Vlahovic në shtrat me gruan e shokut të skuadrës”. Ky lajm trazoi Kupën e Botës për Serbinë, e cila deri më tani ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshje.

Sulmuesi i Juventusit ka luajtur vetëm 24 minuta ndaj Brazilit dhe ishte në stol gjatë gjithë ndeshjes kundër Kamerunit, e cila përfundoi 3-3.

Por pertej forme sfizike, ato qe kane shqetesuar futbollistin kane qene thashethemet. Sipas disave, Vlahovic ka pasur një lidhje me gruan e portierit të dytë të Serbisë, Predrag Rajkoviç.

Dyshohet se të dy u zbuluan në shtrat së bashku gjatë grumbullimit, ku familjet e futbollistëve serbë lejohen të hyjnë.

E njëjta situatë do të kishte ndodhur edhe me Nemanja Gudelj dhe gruan e Luka Jovic. E cila në të kaluarën kishte qenë e dashura e një lojtari tjetër, Adem Ljajic.

Por le të kthehemi te Vlahovic. Gruaja e Rajkoviç, Ana, reagoi pas lajmit.

Njerëzit këtu i japin vetes kaq shumë të drejtë të përhapin gënjeshtra dhe dezinformata dhe të bëjnë argëtim me të gjithë.

Ndërkohë, unë jam në muajin e fundit të shtatzënisë, në spital dhe po bëj një betejë serioze. Turp të keni! 

Më besoni, ne iu kemi mbijetuar gjërave më të këqija. Faleminderit të gjithë gazetarëve që më mbështetën, duke mos publikuar asgjë. Përgjigja nga luani i plagosur erdhi pak vonë, sepse tufa ishte aty për ta mbrojtur atë”.

Lajmi i kontestuar doli nga ish-bashkëshortet e dy lojtarëve, jo në kombëtare. Gazetarja serbe Zorica S. Radulovic tha:

“Historia për problemet mes lojtarëve u nis nga ish-gruaja e një futbollisti të dështuar, zhgënjimet e të cilës shkojnë përtej fundit ku i shoqi ra. Është turp që zgjodhët këtë histori trillimi.

Kështu bëjnë gratë e futbollistëve të dështuar Rajko Brezancic dhe Nikola Vujadinovic. Futbollistë të dështuar, që padyshim nuk janë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre martesore, ndaj gratë e tyre janë aq të frustruara“.

Vetë Dusan Vlahovic më pas, në konferencën për shtyp ka përdorur fjalë të forta:

Më vjen shumë keq që e nis konferencën në këtë mënyrë. Mendoj se nuk është e nevojshme të them asgjë, por duhet të reagoj, sepse bëhet fjalë për mua. Nuk ka nevojë te komentojmë ato gjëra që lexojmë të gjithë. Shpifje të rënda.

Ja çfarë bëjnë njerëzit e frustruar, punojnë kundër interesave të kombëtares. Jemi më të bashkuar se kurrë, atmosfera në kombëtare është e mrekullueshme. Unë thjesht dua të mbroj integritetin e emrit tim dhe do të mbrohem ligjërisht nëse është e nevojshme.

Nuk jam ankuar kurrë, nuk është stili im, por tani duhet. Në vend që të na mbështesin, ata flasin për gjëra që nuk kanë lidhje me ne. Nuk i fajësoj, sepse janë njerëz me rezyme boshe. Ata janë të vegjël dhe do të qëndrojnë të tillë“.

Related posts

Shqipja: Jam dashuru në Blerandon (VIDEO)

dardanianews

Kiara është bërë nuse për qejfin e burrit dhe të vjehrrës, shikoni çfarë ka gatuar sonte ajo

dardanianews

Nora s’e pëlqente këtë detaj tek tatuazhi me emrin e saj në trupin e Robertit!

dardanianews