February 23, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Skandaloze: Delegacionit të Kosovës i vidhet çanta me dokumente konfidenciale në Bruksel

Delegacioni i Kosovës ka patur disa takime në Bruksel muajve të fundit në kuadër të bisedimeve me Serbinë, të udhëhequra nga BE-ja. Por, njëri ta ka patur epilog shqetësues.

Burime brenda Policisë bëjnë të ditur për IO se javë më parë në Bruksel delegacionit të Kosovës i është vjedhur çanta.

Madje, mësohet se dokumentet që ndodheshin në çantë ishin konfidenciale në të cilat kishte material për bisedimet me Serbinë.

Pjesë e këtij delegacioni ishin koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, eksperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa dhe ish-ambasadori në Belgjikë, Bernard Nikaj.

Pak ditë pasi çanta me dokumente është vjedhur, e njëjta i është kthyer palës së Kosovës.

Rasti është mbajtur në heshtje deri më tani, ani pse konfidencialiteti i dokumenteve është shqetësues për Kosovën dhe bisedimet e ardhshme ndaj palës serbe.

Related posts

Vr*u veten me armën e shërbimit, policja 21-vjeçare jetonte vetëm në banesë

dardanianews

Deputetja Matoshi: Jam goditur me flakaresh në shesh nga një burrë i panjohur

dardanianews

Vdes në moshë të re këngëtarja shqiptare

dardanianews