Në një video të publikuar shihet zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq teksa qëndron në një ambient bashkë me nacionalistë serbë të organizatës “Ujqërit e natës”, ku brohoritet “Rusia, Rusia”.
Aty shihet se në këtë ngjarje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Budvës, Marko Bato Careviq, shefi i kabinetit të tij Nikola Jovanoviq anëtarë të Vëllazërisë Ortodokse “Shtylla” si dhe anëtarë të “Ujqërit e natës”.
Analisti malazez Ljubomir Filipoviq, përmes një shkrimi në Twitter ka treguar se si brohoritej pro-Rusisë.
“Në ‘ngjarjen humanitare’, merr pjesë zëvendëskryeministri malazez Dritan Abazoviq. Ekstremistët serbë duke brohoritur ‘Rusia, Rusia’”, ka shkruar Filipoviq.
Ditë parë, kreu i Lëvizjes Qytetare URA pati thënë se qeverinë e pakicës janë ende në pritje të qëndrimit të Partisë Popullore Socialiste (SNP).
Kujtojmë se ish-kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiq është shkarkuar javë më parë me votat e disa partive të pozitës dhe opozitës