Deri më 4 mars të këtij viti, Kuvendi i Kosovës duhet ta zgjedhë Presidentin e vendit për një mandat pesëvjeçar. Deri tani nuk ka sinjale konkrete se kanë nisur negociatat për emrin e ri në këtë post, përveç faktit se presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka shprehur ambicien për një mandat të dytë.
Megjithatë, gjithçka mbetet e hapur dhe do të varet nga gatishmëria e partive politike për të arritur konsensus – qoftë për rizgjedhjen e saj, për një kandidat konsensual apo për një emër partiak.
Në këtë kontekst, Dardania News ka hapur sot një sondazh me tri opsione për kandidatët e mundshëm.
Për të marrë pjesë në votim, mund të hyni në linkun e mëposhtëm.

