15.2 C
New York
April 19, 2025
DardaniaNews
Showbiz

Sondazhi i javës: 46 për qind e lexuesve të Telegrafit zgjedhin emrin që duan të largohet këtë javë nga Big Brother VIP Kosova

Ashtu siç tashmë ndodh çdo javë, Telegrafi pyet lexuesit mbi preferencat dhe mendimet e tyre për spektaklin më të shikuar të momentit, Big Brother VIP Kosova.

Sondazhi i hapur të hënën në mbrëmje, ka ftuar lexuesit të votojnë për personin që mendojnë se do të largohet këtë javë nga shtëpia më e famshme në vend.

Në nominim gjithsej janë gjashtë banorë: Lumbardh Salihu, Linda Halimi, Alby, Monika Salihu, Edona James dhe Vesa Vllasaliu.

 

Nga rezultatet e votimit i cili është mbyllur të premten, rezulton se 46 për qind e lexuesve mendojnë se këtë javë eliminohet këngëtarja Linda Halimi.

E dyta në renditja është këngëtarja Monika Salihu me 21 për qind, pasuar nga Vesa Vllasaliu me 12 për qind dhe transgjinorja Edona James me 11 për qind.

Dy të fundit që sipas lexuesve të telegrafit rrezikojnë më pak që të dalin janë Alby me gjashtë për qind dhe Lumbardhi me katër për qind.

Related posts

“Kur nuk bëj seks, jam shumë…”/ Erjola Doçi e thotë troç se çfarë nevoje ka në shtrat!

dardanianews

Publikohen fotot provokuese nga Dubait të banores bukuroshe të BBVK-së Alba Vukaj

dardanianews

Pas fjalëve të Eglit, Olsi nuk ndalet: Pse po më zë lemza

dardanianews