16.5 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Sot dy muaj u mor vendimi ndaj Atilla Kardeshit, si iu refuzua kërkesa Drenusha Latifit

Me të hyrë në Big Brother VIP Kosova, Latifi përmendi edhe në disa raste përjetimet që pati, teksa ujërat u trazuan nga mbrëmja e së hënës, me hyrjen e Kardeshit në këtë “reality-show”, shkruan IndeksOnline.

Akuza e kundër akuza ishin ngritur nga ish-çifti, si jashtë shtëpisë së famshme ashtu edhe brenda saj, me opinionin që reagoi negativisht ndaj Kardeshit dhe prezencës së tij në të njëjtat ambiente me viktimën e abuzimit të tij.

Megjithatë, në një vendim të Gjykatës së Prishtinës, të siguruar nga IndeksOnline, mësohet se kërkesa e Latifit për urdhër mbrojtje ndaj ish-bashkëshortit është refuzuar.

Vendimi daton fiks dy muaj më parë, më 6 shtator, dhe në të refuzohet kërkesa e Latifit, e cila kishte kërkuar që të caktohet masë mbrojtëse e ndalimit të ushtrimit të dhunës, shqetësimit, afrimit në distancë prej 50 metra në ambiente publike dhe banesë, masa për kujdestari të fëmijëve si dhe caktimi i mbajtjes financiare për të.

Avokatja e Latifit kishte deponuar kërkesën në degën e gjykatës në Fushë-Kosovë më 28 gusht, për t’u deklaruar më pas kjo kërkesë si “në tërësi e pabazuar” nga organi gjykues.

Dy ditë para se të shpallej aktvendimi i gjykatës, Latifi kishte deklaruar përpara gjykatës së me ish-bashkëshortin e saj ka shumë vjet që kanë probleme, me dhunë fizike dhe psikike të ushtruar tash e sa kohë.

Në po të njëjtën seancë, avokati i Kardeshit deklaroi se një masë e tillë mbrojtëse do të kufizonte kohën e kontaktit të tij me fëmijët e çiftit – vajzën 9-vjeçare dhe djalin 6-vjeçar, shkruan IndeksOnline.

“Gjykata vlerësoi deklarimet e palës së mbrojtur dhe palës përgjegjëse në seancë dëgjimore, dhe nga këto deklarime gjeti se kërkesa për caktimin e urdhrit mbrojtës është e pabazuar. Gjykata vlerësoi edhe kërkesën për caktimin e urdhrit mbrojtës të palës së mbrojtur, me arsyetimin se e njëjta nuk dëshiron të ketë asnjë lloj kontakti me palën përgjegjëse, por që erdhi në përfundim se caktimi i masave mbrojtëse nuk mund të bëhet në rrethana të tilla”, thuhet mes të tjerash në vendim të gjykatës.

“Pala e mbrojtur, para gjykatës prezantoi mungesën e perspektives se raportit te saj me palën përgjegjëse, duke deklaruar se nuk dëshiron të ketë asnjë formë të komunikimit me palën përgjegjëse. Ne çdo rrethanë, gjykata respekton vullnetin e palëve në procedurë, veçmas lidhur me çështjet e tyre personale, por në rastin e dhënë, gjykata konsideron se procedura gjyqësore sipas kërkesës për lëshimin e urdhrit mbrojtës nga dhuna ne familje, nuk është rruga e duhur ligjore që palët ndërgjyqëse t’i rregullojnë edhe ligjërisht raportet e tyre ndërpersonale”, thuhet tutje./IndeksOnline/

 

Related posts

Publikohet video nudo e Edona James teksa bën muzikë

dardanianews

Pas incidentit të Gertës, ndjekësit shpërthejnë ndaj Ledion Liços në lidhje me Gjestit

dardanianews

Pushimet përrallore të nipit të Enver Hoxhës me gruan në Maldive

dardanianews