8.3 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Specialja kundër Thaçit e të tjerëve, 13 rastet ku LDK përmendet në aktakuzë

Më 5 nëntor është konfirmuar aktakuza ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi. Ata mbanin pozita të larta shtetërore në Kosovë dhe aktualisht po akuzohen për krime lufte, tortura çnjerëzore dhe frikësim.

Në aktakuzën e publikuar nga Dhomat e Specializuara e cila ka 69 faqe, përmenden raste të ndryshme për të cilët ish-krerët e UÇK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale. Madje përmenden edhe anëtarë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët thuhet se janë torturuar e frikësuar nga ish-udhëheqësit e UÇK-së.

Kjo parti përmendet plot 13 herë në aktakuzën e konfirmuar nga Specialja, shkruan Gazeta Express.

Në cilat raste përmenden anëtarët e përkrahësit e LDK-së?

Në rastin e parë përmendet kur në vitin 1989, Kosovës iu hoq statusi i krahinës autonome dhe pas kësaj, shumica dërrmuese e shqiptarëve të Kosovës mbështetën një referendum për pavarësi, miratimin e një kushtetute dhe krijimin e institucioneve shtetërore paralele, ndër të cilat edhe një qeveri e udhëhequr nga partia më e madhe politike në Kosovë, Lidhja Demokratike e Kosovës (‘LDK’), me President, Ibrahim RUGOVËN dhe kryeministër, Bujar BUKOSHIN.

Në rastin e dytë, LDK-ja thuhet se ndoqi një politikë të qëndresës jo të dhunshme, mohoi legjitimitetin e qeverisjes së Kosovës nga Serbia dhe krijoi sisteme paralele të arsimit, shërbimit shëndetësor dhe të tatimeve.

Por, në rastin e tretë, anëtarët e përkrahësit e LDK-së thuhet se janë frikësuar, keqtrajtuar dhe janë eleminuar në mënyrë të paligjshme nga ish-krerët e UÇK-së, pasi të njëjtit sipas aktakuzës, i kishin cilësuar si kundërshtarë.

Në rastin e katërt thuhet se Thaçi dhe Selimi në shtator të vitit 1998 në Zonën operative të Dukagjinit morën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtet mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (‘FARK’) të lidhura me qeverinë në mërgim.

Në rastin e pestë thuhet se midis prillit 1998 dhe janarit 1999 në Likoc, Skënderaj, të ndaluarve nuk iu ofrua mjaftueshëm ushqim, ujë, kushte higjienike e sanitare, kujdes shëndetësor dhe/ose shtroja e mbuloja. Një numër anëtarësh të UÇK-së, ndër të cilët Sylejman SELIMI dhe Sabit GECI, rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me pushkë, shkopinj bejsbolli, instrumente prej metali dhe shkopinj druri, grushte, shkelma, dhe/ose ndryshe u kërcënuan me lëndime trupore dhe vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër që u bëhej të ndaluarve të tjerë, ndër të cilët edhe anëtarë të familjes, si dhe i detyruan të rrihnin njëri-tjetrin. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin tradhtarë për arsye se përkrahnin LDK-në, se shoqëroheshin me serbë ose me punonjës policie, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në. [REDAKTUAR].

Në rastin e gjashtë, në aktakuzën kundër Thaçit dhe të tjerëve thuhet se në mesin e të ndaluarve në Likoc të Skenderajt ishin përkrahës të LDK-së, romë e serbë.

Në rastin e shtatë, thuhet se në Drenoc, Rahovec midis majit dhe korrikut të vitit 1998, përkrahësit e LDK-së, romë dhe serbë u mbajtën në qeli të improvizuara dhe nuk iu ofrua kujdes mjekësor i mjaftueshëm. Të ndaluarve iu morën sendet personale dhe nuk iu kthyen kurrë më. Një numër anëtarësh të UÇKsë rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me shkopinj, grushte, shkelma, iu lidh në trup rrymë elektrike, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se shoqëroheshin me serbë ose romë, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Në rastin e tetë thuhet se përkrahës të LDK-së, romë e serbë, në Malishevë, afërisisht midis 17 korrikut 1998 dhe 26 ose 27 korrikut 1998, të ndaluarit në ish-stacionin e policisë në Malishevë u mbajtën në dhoma të tejmbushura, me shumë pak ajrim, ushqim, ujë, kushte higjienike e sanitare, kujdes shëndetësor dhe/ose shtrojat e mbulojat që iu ofruan atyre, ishin të pamjaftueshme. Jakup KRASNIQI u identifikua se ishte i pranishëm në ish-stacionin e policisë dhe, në një rast, vizitoi dhomën ku mbaheshin të ndaluarit. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me kondakë pushkësh dhe mjete të tjera, u shkelmuan dhe/ose ndryshe u kërcënuan me vdekje dhe dhunë fizike. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë.

Në rastin e nëntë thuhet se në Llapashticë të Podujevës, përkrahës të LDK-së dhe persona me kombësi serbe u mbajtën në një sallë të tejmbushur, pa ngrohje, ushqim e kushte higjienike. Një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën në të gjithë trupin me shkopinj, zinxhirë, litarë dhe kondakë pushkësh, me grushte, shkelma, me rrymë elektrike, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Ata dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë dhe u detyruan të rrihnin njëri-tjetrin. Disa të ndaluar u detyruan të kryenin punë krahu. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se shoqëroheshin me serbë, se ishin spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe, ose nuk e përkrahnin UÇK-në.

Në rastin e 10-të thuhet se në Zllash të Prishtinës, anëtarët e UÇK-së I keqtrajtuan të ndaluarit dhe i akuzuan se ishin anëtarë të LDK-së, tradhtarë, spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Në rastin e 11-të, LDK-ja citohet në pjesë kur në Cahan të Hasit të Shqipërisë, të ndaluarit që u keqtrajtuan u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin përkrahës dhe spiunë të LDK-së, se shoqëroheshin dhe bashkëpunonin me serbët dhe autoritetet serbe dhe se nuk përkrahnin UÇK-në.

Në rastin e 12-të, LDK-ja përmendet kur në Malishevë, në një qeli të improvizuar, një numër anëtarësh të UÇK-së rregullisht i rrahën të ndaluarit egërsisht dhe i keqtrajtuan ata psikologjikisht. Të ndaluarit u goditën me shufra hekuri dhe shkopinj, me grushte, shkelma, dhe/ose u kërcënuan me vdekje. Të ndaluarit u morën në pyetje dhe u akuzuan se ishin anëtarë dhe përkrahës të LDK-së, spiunë dhe bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe dhe mospërkrahës të UÇK-së.

Dhe krejt në fund, LDK-ja përmendet, kur anëtarë të kësaj partie thuhet në Prizren u akuzuan e u keqtrajtuan nga anëtarë të UÇK-së. Të ndaluarit dëgjuan dhe panë keqtrajtimin e egër të të ndaluarve të tjerë. Të ndaluarit u fyen dhe u morën në pyetje e akuzuan se ishin anëtarë të LDK-së, për kryerje krimesh kundër shqiptarëve të Kosovës, ose se ishin bashkëpunëtorë të autoriteteve serbe. Ndër të ndaluarit kishte persona me kombësi serbe

Madje ka politikanë që akuzuan LDK-në së janë përgjegjës për konfirmimin e aktakuzës kundër Thaçit e të tjerëve

Disa prej politikanëve në Kosovë e akuzuan LDK-në dhe thanë se kanë përgjegjësi për konfirmimin e aktakuzës kundër Thaçit dhe të tjerëve. Ishte ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca i cili tha se LDK-ja ka përgjegjësi të madhe për këtë aktakuzë.

“Unë mendoj që për aktakuzën e këtyre katërve edhe LDK’ja duhet me dal edhe s’doli, edhe LDK’ja duhet me dal, 13 herë përmendet emri i partisë në aktakuzë, 13 herë. Ata kanë përgjegjësi edhe më të madhe”, kishte thënë Konjufca në një debat televiziv.

Ndërsa, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka pyetur ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, i cili vjen nga radhët e LDK-së se pse nuk po jep dorëheqje nga politika, tani kur ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i PDK-së Kadri Veseli ndodhen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

“Kur do të jepni dorëheqje pasi është përmbushur misioni juaj politik”, ka pyetur Musliu-Qunin dje në seancën e Kuvendit.

Një muaj prej kur Thaçi e të tjerët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë

Kanë kaluar disa prej kur ish-krerët e UÇK-së po qëndrojnë në paraburgim në objektin e Dhomave të Specializuara në Hagë.

Në konferencën për ecurinë e çështjes lidhur me ish-eprorët e UÇK, mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Ben Emerson i kishte propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj eprorëve të UÇK-së të filloj në qershor të 2022-ës.

Por një propozim të tillë e ka kundërshtuar Zyra e Prokurorit të Specializuar pasi që, sipas tyre, vonesat në fillimin e procesit gjyqësor të kërkuara nga mbrojtja nuk janë të justifikuara dhe as në përputhje me interesin e procedurave të shpejtimit dhe të drejtës së dëshmitarëve dhe viktimave për një gjykim të arsyeshëm në kohë.

Prokurori Jack Smith nga Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka propozuar Gjykatës Speciale që gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit të filloj në verë të vitit 2021 apo më së largu deri në shtator të 2021-ës. /Express/

 

Related posts

“Raketat janë prodhim serb”, analisti: Si Vuçiç e ndihmoi Hamasin kundër Izraelit user 1 October 10, 2023 Aleksandar Vuçiq , hamasi , izraeli , Palestina , serbia Analisti Avenir Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se ka disa elementë që lidhin sulmin terrorist të 24 shtatorit në Kosovë dhe të 8 tetorit në Izrael. Ai tregoi se lideri i sulmit terrorist në Izrael është një palestinez që është dhe shtetas serb dhe njihet si mik i presidentit Vuçiç. PROMOTED CONTENT Metoda që djeg kërpudhat pa lënë gjurmë! More… 764 191 255 “Me shumë gjasa raketat e përdorura nga Hamasi janë raketa të shitura nga Serbia, se si kanë arritur deri aty unë nuk e di, por janë prodhim serb dhe më kryesorja vetëm në gushtin e këtij viti, zv. ministri i Jashtëm serb ka urdhëruar në Teheran dhe ka bërë një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për blerjen e 20 mijë dronëve vetëvrasës, ato dronët e vegjël nga 1 metër-1 metër e gjysmë,” – u shpreh Peka. Lexo më shumë Formohet qeveria emergjente dhe kabineti i luftës në Izrael Analisti shtoi se Serbia është një ishull i rrethuar nga NATO dhe sigurisht që këto dronë nuk mund t’i përdorë kundër NATO-s dhe këto dronë nuk janë për asgjë tjetër veçse për t’u përdorur kundër Kosovës nëse ndonjëherë do të duhet. /euronews.al/ Rruga Press

dardanianews

Top Channel/ Tensione në ajër: Avioni luftarak kinez “sulmon” avionin e marinës amerikane!

dardanianews

Korrupsion masiv 120 milionësh në Zimbabve”, “anëtar i bandës së Lushnjës”, këta janë biznesmenët që ia mbushën xhepat me para Baton Haxhiut 19:33 – Sot Shpërndaje në Afera e inceneratorëve pos që ia prangosi duart dhe e çoi në burg ish-ministrin e LSI-së, Lefter Koka, zbuloi edhe oligarkë të përfshirë në skandale, e fatkeqësisht edhe media që operojnë në Kosovë dhe Shqipëri. Njëjtë si Fax News e oligarkut Irfan Hysenbelliut, edhe Albanian Post e Baton Haxhiut u pagua nga kompanitë e inceneratorëve, raporton CNA.al. Varësisht nga “pazaret” janë bërë edhe pagesat, ama gjithmonë duke u paraqitur si reklama, përkundër që këto media nuk konsiderohen të mëdha. Pra, kanë shumë pak audiencë që do t’i arsyetonte paratë për reklama. Pyetjen se pse dikush duhet t’i paguajë mediat në mënyrë sistematike për muaj të tërë, ndërkohë që të njëjtat nuk e kanë audiencën e duhur për t’i marrë ato para, duhet ta japë Prokuroria. Kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos, Mirel Mërtirit dhe Stela Gugallës, sipas CNA.al, i dhanë haraç Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës. Madje sipas CNA, median e Batonit nuk e lexon as vetë Batoni. Megjithatë, reklamat e inceneratorëve dolën në Albainan Post, e paratë shkuan në llogari të pronarit Haxhiu. Sipas tabelave të publikuara nga CNA, Albanian Post e Baton Haxhiut mori 2 milionë e 600 mijë lek apo rreth 21 mijë euro. CNA: Inceneratoret i dhanë para Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit të propagandës Kush janë biznesmenët që ia mbushën xhepat me para Baton Haxhiun? Ministra të qeverisë shqiptare, por edhe emra të tjerë të njohur ishin përfshirë në një skandal të përmasave të mëdha të ndodhur në Zimbabve, vend i largët në Afrikën e Jugut. Mes listës së personave të përfshirë në këtë skandal ishte edhe biznesmeni nga Shqipëria, Klodian Zoto. Zoto njihet në Shqipëri si drejtues i kompanisë konçensionare për tenderët për ndërtimin e inceneratorit në Fier e Tiranë. Shumë herë ai është akuzuar nga opozita për korrupsion dhe një tender pa garë nga kompania e tij krijuar tre muaj para se të bënte propozimin e pakërkuar. Afera ku Zoto sihte përfshirë, tashmë jashtë kufijve, kishte të bënte me marrjen e tenderit për të ndërtuar impiantin për përpunimin e mbeturinave me rikuperim të energjisë duke prodhuar energji elektrike. Në Republikën e Zimbabve është akuzuar një ministër për ndikim në tenderin dhënë kompanisë së Zotos. Kompania e Klodian Zotos, Integrated Energy B.V, është me bazë në Holandë dhe kontrata e lidhur ishte në vlerën e 120 milionë eurosh që do të shërbenin për ndërtimin e impiantit. Edhe në shtetin afrikan, akuzat janë që për tenderin nuk janë ndjekur procedurat e dhënies së tenderit. IEBV është e njëjta kompani me të cilën Klodian Zoto fitoi tenderët për ndërtimin e inceneratorëve në Tiranë dhe Fier, shkruajnë mediat në Shqipëri. I përfshirë në këtë skandal ishte edhe Mirel Mërtiri. Ndërkohë shumë akuza janë ngritur ndaj Mërtirit, në lidhje me korrupsionin dhe akuzat për inceneratorët. Korrupsion, i cili fillon me inceneratorin e Elbasanit, ku bashkëshortja e Mirel Mërtirit ka qenë aksionere. Inceneratori në fjalë u mor me një kontratë 22 milion euro nga qeveria shqiptare, kjo kontratë çohet në bankë, dhe më pas me lekët e shtetit ndërtohet inceneratori, duke e çuar direkt kontratën më pas edhe tek shtetasi italian Ernesto Granelli, i cili për vetëm 15 milion euro ndërton me çelësa në dorë, inceneratorin e Elbasanit. E njëjta skemë përdoret më pas në Fier, dhe e njëjta skemë po përdoret edhe në Tiranë, shkruajnë mediat shqiptare. Pas gjithë akuzuave, ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kishte bërë një denoncim të fortë, ku ishte shprehur se Mirel Mërtiri, bosi i inceneratorëve, i cili ishte në kërkim, ka qenë anëtar i Bandës së Lushnjës, ndërsa, sipas Bashës, Kryeministri Rama e ka shpallur gjeni para ministrave. Por, Basha nuk është i vetmi politikan, i cili ka përmendur emrin e Mirel Mërtirit, si një nga anëtarët e Bandës së Lushnjes. Një deklaratë të tillë e ka bërë më parë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha. Derisa në mars të këtij viti, kryetarja e komisionit hetimor për iceneratorët Jorida Tabaku në leximin e raportit final me të cilin do i drejtohen Kuvendit, pati deklaruar se një nga tre pronarët e inceneratorëve, konkretisht Stela Gugallja është edhe bashkëjetuese e Mirel Mërtirit. “Mirel Mërtiri një person me të shkuar të dyshimtë e pa asnjë sukses të madh në sipërmarrjet e tij papritur është bërë personi kyc në një nga bizneset më fitimprurëse në Shqipëri dhe në botë”, tha Tabaku për të. “Është vërtetuar se formalisht pronarët e inceneratorëve janë tre, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe në pak raste Mirel Mërtiri. Por e vërteta është se kryepronari i vërtetë është Mirel Mërtiri, shtetasi Klodian Zoto vartësi i tij, ndërkohë që Stela Gugallja, bashkëjetuesja e tij kanë menaxhuar tre kontrata prej 430 milionë eurove duke u fshehur pas kompanive hollandeze herë pas kompanive italiane gjithmonë është i njëjti person që shfaqet”, u shpreh Tabaku. Sapo Ndodhi: Hapet tenderi 14 milionësh i naftës – a do te fitohet sërish nga HIB Petroli i… 15 great foods richer in calcium to enrich your diet The Travel Breeze | Sponsored Is your dog jumping up on you? Here’s what it means 5minstory.com | Sponsored She washed her hair with cola and this was the result Tips and Tricks | Sponsored The Shape of Your Face Shows Your True Personality Home Tricks | Sponsored Më shumë nga interneti Zgjidhja është zbuluar më në fund: nëse keni kërpudhat në gishtërinjtë tuaj, bëjeni këtë tani Mos e shtyni !!! Nëse keni thonjtë e verdhë ose kërpudhat, duhet ta bëni menjëherë… Pikat e para në treg që rregullojnë presionin në vetëm shtatë ditë! Bëni vetë në shtëpi! LAJME TË NGJASHME Hapet tenderi 14 milionësh i naftës – a do te fitohet sërish nga HIB Petroli i… 19:58 – Sot Lushtaku: Bordi i Kurtit e la pa puna bashkëshorten e Heroit Kodra 19:06 – Sot CNA: Inceneratoret i dhanë para Albanian Postit të Baton Haxhiut për ta kryer punën e shërbëtorit… 18:41 – Sot Komuna e Skenderaj shpenzon mbi 10 mijë euro për dreka zyrtare 17:58 – Sot Pa licencë të mjekut: Njeriu i afërt i ministrit të Shëndetësisë pritet bëhet drejtor në Telemjekësi 17:20 – Sot KEK anulon konkursin përmes të cilit u punësuan dhjetëra militantë të VV’së 17:02 – Sot Shpallet fajtor prizrenasi që tentoi ta vras qytetarin vetëm pse i ra borisë, dënohet me 3… 16:17 – Sot InDoks Promo | Gjykata anti-UÇK 16:13 – Sot MË SHUMË Lajme Hulumtime/Analiza Show Op-Ed Life Sport Insajderi TV Fact-Checking Policy Ethics Policy Corrections Policy Editorial Team Info Ownership, Funding & Trademark Information Na ndiqni në Për më shumë INSAJDERI TV © 2015-2020 Gazeta Online Insajderi Të gjitha të drejtat janë të rezervuara ×

dardanianews