6.6 C
New York
February 23, 2025
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Stresi për Gjestin: Nuk është lehtë të bësh dy Big Brother, e shoh fitues – është kryefjala

Arkimed Lushaj – Stresi ka komentuar banorët e Big Brother VIP Albania 4 në Fan Club me Heidi Bacin.

I pyetur se kë sheh fitues në këtë edicion, ai ka dhënë një përgjigje të prerë, ndonëse sheh disa konkurrentë të fortë.

“Rozana është lojtare e fortë, mendoj unë. Artikulon, është aty. E shoh finaliste padiskutim”, tha ai.

Ndërsa për Gjestin theksoi: “Jam normalisht pro për Gjestin. Duke parë nga Bigu ku ishte, edhe ku është. Nuk është e lehtë të bësh dy Big Brothera. Gjesti e ka pasur pak më të tensionuar, mu bë zemra mal kur e nxorën nga atje dhe hyri këtu”.

“Ka bërë dy Big Brothera, është kryefjala, shpresoj ta fitojë ai. Unë jam pro atij. Por pranoj. Mendoj që do të jetë fituesi. Bravo për lojën që ka bërë”.

Stresi ka treguar përkrahjen për Gjestin edhe duke i dërguar drone në shtëpinë e famshme.

Veç tjerash, ai më parë organizoi edhe protestë për t’i dalë në mbrojtje për disa padrejtësi që mendoi se iu bënë në këtë format. /Telegrafi/

Related posts

Nëna e Ledrit thyen heshtjen pas aludimeve për ndarjen Sara-Ledri

dardanianews

Marca: Aktori amerikan që po u mëson ushtarëve rusë artet marciale

dardanianews

“Të trajton mirë ” – Alby tregon për njohjen me Drake

dardanianews