16 C
New York
April 17, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Sulmohet Çedomir Jovanovic në aeroportin e Beogradit

Makina e politikanit liberal serb, Cedomir Jovanovic, është sulmuar nga persona të panjohur në  parkingun e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd, trasnmeton Gazeta Express.

Siç raportojnë mediat serbe, Jovanovic e kishte parkuar makinën përpara aeroportit derisa ishte duke e pritur djalin e tij teksa kthehej nga Britania e Madhe, meqë si familje do të festonin një festë që kremtohet të dielën.

Kur ishte kthyer bashkë me të birin, Jovanovic kishte gjetur makinën e tij të thyer dhe një grup të rinjsh e kishin fyer . Pas kësaj, politikani serb kishte njoftuar menjëherë policinë.

Siç shkruan “mondo.rs”, ky grup i të rinjve e kishin fyer Jovanovicin me fjalët “e ke shitur Serbinë”, Këta të rinj ishin kujdesur që të mos identifikohen dhe kishin larguar edhe tabelat e makinës së tyre.

 

Related posts

Gjermania teston aplikacionin për monitorimin e përhapjes së koronavirusit

dardanianews

500 euro për të rikthyer virgjërinë në këtë klinikë!

dardanianews

Tragjedi në Serbi, 4 shqiptarë vdesin në një aksident trafiku

dardanianews