0.8 C
New York
December 29, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Syla: Kosovarët nuk po “fryhen” si diaspora edhe pse mbi 810 mijë turistë kaluan verën në Shqipëri

Publicisti Valon Syla, ka shkruar rreth diasporës dhe mburrjes se tyre kur vijnë në vendlindje për të kaluar pushimet duke e paraqitur vetën si ‘shpëtimtarët’ e Kosovës, ndërsa njëjtë nuk po bëjnë qytetarët e Kosovës që po i kalojnë pushimet në bregdetin e Shqipërisë dhe pse shpenzojnë shuma të mëdha parsh atje, shkruan Gazeta Metro.


Syla ka shkruar se mbi 810 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin për pushime në Shqipëri, por nuk dëgjon nga kosovarët të thonë se po e mbajnë turizmin e Shqipërisë.

Ndërsa ai ka thënë se e njëjta nuk ndodhë edhe me diasporën tonë të cilët vazhdimisht e thonë se po i mbajnë kosovarët me të holla dhe se kontributi i tyre është i madh në ekonomin e Kosovës për dy javë që qëndrojnë në Kosovë.

“Mbi 810 mijë kosovarë kanë kaluar kufirin për pushime në Shqipëri. Kosovarëve nuk ju ndihet zëri duke thënë se e mbajnë Shqipërinë me pare në sezonë turistike, sikur këta gërrnaçat e diasporës që fjalën e parë e kanë po ju majmë me pare, për dy javë turizëm që vinë në Kosovë. A pe vëreni dallimin o gërrnaça. Nuk bohet llaf knaqësia e shpenzimeve personale, familjare dhe e pushimit. Fundja ska nderë kur e përmend. Ani kur pi përmendin edhe dhëmbët që i ndreqin në Kosovë, bon’ be njeri që hatri jonë po i ndreqin…”, ka shkruar Syla në Facebook./gazetametro.net

https://m.facebook.com/hashtag/turizmi?fref=mentions

 

 

 

 

 

Related posts

LAJMI I FUNDIT: Edhe 32 të prekur nga koronavirusi

dardanianews

Këta janë 67 deputetët e Kuvendit që shpenzuan paratë e shtetit për derivate

dardanianews

E rrallë, Albin Kurti publikon fotografi me prindërit, vajzën dhe gruan: Gëzuar 2022

dardanianews