8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Tayna dhe Dafina përplasen sërish ashpër, kjo është arsyeja

Një intervistë e dhënë nga Tayna ka rikthyer dramën mes saj dhe Dafina Zeqirit.

Reperja deklaroi se prishja e marrëdhënies mes tyre ka ardhur si pasojë e personave të tretë të cilat kanë thënë gjëra të pavërteta për njëra-tjetrën.

Lidhur me këtë deklaratë, Dafina reagoi menjëherë në kanalin e saj në Instagram, duke shkruar:

“Hmm…. E keqja është kur ia bën një të mirë dikujt dhe ta kthen mbas një fare kohe shumë të shkurt me të keq. Ti? Se di pse? Çfarë ka ndodhur? Pse ty? Kur ti gjithçka që ke bërë? Duhet ta mbrosh atë njeri tek njerëzit e tjerë që janë munduar ta poshtërojnë. Nuk ka ndodhur kurrë që unë të prishem me dikë për shkak të ndonjë keqkuptimi apo fjalëve të njerëzve përreth se nuk jemi 10-vjeç por 25-30 vjeç. Nëse do ishte keqkuptim, do e kishim sqaruar dhe do e kishim kaluar. Fjalë të njerëzve përreth? Nuk kam unë njerëz përreth që merren me thashetheme. Nuk fiton njeri kur do të marrësh vëmendje duke poshtëruar dikë që të ka ndihmuar.”

Sakaq, Tayna nuk ka qëndruar indiferente, pasi i është përgjigjur menjëherë. Në një status në “Threads”, ajo ka shkruar:

“Krejt e dim kush kon e ka nimu n’ate kohe. Ndalo së qenuri “delulu”, shko shërohu dhe më bëj t’i rikthehem kësaj historie”./Revista Class

Related posts

Nuk e nominoi Nitën pasi është e vetmja nga Kosova në BBVA – aktori Tan Brahimi fiton simpatinë e shqiptarëve të Kosovës

dardanianews

Gres Hoti në lidhje të re dashurie? (VIDEO)

dardanianews

Gazetarja kryen marrëdhënie seksuale dhe interviston njerëzit në të njejtën kohë: Është pjesë e punës time

dardanianews