20.8 C
New York
July 22, 2025
DardaniaNews
FeaturedMoti

Temperatura deri në 41°C, rrezik për thyerje të rekordit të të gjitha kohërave

Kjo situatë pritet të vazhdojë të paktën deri të premten, ndërsa gjatë fundjavës, konkretisht të dielën, parashihet të depërtojnë gradualisht masa më të ftohta dhe të lagështa. Si pasojë, priten rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh, si dhe një rënie e ndjeshme e temperaturave.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme dhe herë pas here do të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15 deri në 58 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 16 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale nga 32 deri në 41°C. Kulmi i nxehtësisë pritet të jetë të premten dhe të shtunën, kur temperaturat maksimale mund të arrijnë vlerat më ekstreme të kësaj vale të të nxehtit.

Netët do të mbeten tropikale në një pjesë të mirë të vendit, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit, ku temperaturat minimale pritet të qëndrojnë mbi 20.0°C.

Të dielën, varësisht nga koha kur do të depërtojnë masat e ftohta, temperaturat maksimale mund të bien me të paktën 10°C

Related posts

Ushtria e Kosovës do të pajiset me 40 aeroplanë-dronë të veçantë nga SHBA-ja në vlerë 11 milionë dollarë

dardanianews

Kryeministri i ri “fukara”, vozitë veturën e 98-tës

dardanianews

Simptoma e re e çuditshme që po ndiejnë personat e prekur nga coronavirusi, këto janë rrëfimet e tyre

dardanianews