February 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Burime të sigurta për emisionin Prive raportojnë se çifti i njohur nuk po kalon një periudhë të favorshme në marrëdhënien e tyre.

Sipas informacioneve të Prive, ka zhvillime në jetën personale të Teutës dhe Adonisit, por për fat të keq, ato nuk janë pozitive.

Thuhet se dyshja po përballet me një krizë martesore, por kanë preferuar ta mbajnë këtë situatë larg syrit të publikut.

Një nga detajet që ka ngjallur dyshime te fansat është mungesa e postimeve të përbashkëta në rrjetet sociale.

Adonisi është zhdukur plotësisht nga rrjetet sociale, ndërsa Teuta, ndonëse aktive, nuk ka ndarë asnjë moment me bashkëshortin e saj prej një kohe të gjatë.

Çifti u martua tetë vite më parë dhe kanë qenë gjithmonë të dashur për publikun, duke u konsideruar si një nga çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar.

Deri më tani, as Teuta dhe as Adonisi nuk kanë bërë ndonjë deklaratë zyrtare për situatën e tyre martesore.

Mbetet për t’u parë nëse këto zëra do të marrin konfirmim apo nëse gjithçka është thjesht një periudhë e vështirë kalimtare.

Related posts

Del fotografia bashkë mes tyre, Ledri e Xhensila shihen shumë afër

dardanianews

Ndahen Ilnisa dhe Meritoni? Brenda marrëdhënies së ish-banorëve të BBV

dardanianews

Habit Catherine Zeta-Jones: Rrëfen se dashuron dikë tjetër dhe burri i saj nuk e ka problem fare

dardanianews