5.9 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Tha me plot bindje që ka një lidhje jashtë, Valbona Mhilli i kundërpërgjigjet Milaim Zekës

Ish-opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka dhënë disa komente për banorët në formatin në Shqipëri.

Në “Big Brother Radio”, ai ka folur për dinamikat në shtëpinë e famshme por bëri edhe një deklaratë të fortë.

Për gazetaren Valbona Mhilli theksoi se është i sigurt që ka lënë një lidhje jashtë BBVA.

Valbona pas daljes nga ky reality shou në “Pardon My French” i është kundërpërgjigjur kësaj.

Ajo thotë me plot bindje se nuk ka marrëdhënie jashtë dhe nuk e ka lënë askënd.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Valbona Mhilli

“Mua më vjen shumë keq që Milaimi është zhgënjyer nga unë. Unë realisht kam një respekt shumë të madh edhe për Milaimin dhe bashkëshorten e tij. E di që jam vajzë veriore, parimet e mia. Unë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 jam futur dhe kam qenë pa një lidhje jashtë dhe nuk kam dikë jashtë. Mua nuk më pret dikush jashtë”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Kam pasur raportet e mia jashtë por kjo nuk do të thotë që, këto raporte janë përfunduar. Kështu që është e mira përpara se të bësh deklarata të prisje të shkoje në shtëpinë time, t’i pyesje nëse kam lidhje jashtë”. /Telegrafi/

Related posts

FOTO/Vullneti pranoi se ishte gay, Stresi shpërthen në ofendime

dardanianews

Shokuese: Mamaja martohet me djalin e birësuar, 31 vite më të vogël

dardanianews

Fifi largohet përfundimisht nga shtëpia e Big Brother (VIDEO)

dardanianews