Ajo doli nga televotimi që kishte çuar vetëm vajzat për shkak të një avantazhi që kishte në lojë.
Menjëherë pas daljes, në studio me Ledion Liçon, prezantuesja theksoi se fituese e këtij edicioni do të jetë Gerta Gixhari.

E vetëm 24 orë më pas, ajo duket se kishte ndërruar mendje dhe tha se fitues e sheh Gjestin.
“Shikoj që edhe Gjesti është lojtar shumë i fortë dhe e shoh si pretendent për ta fituar këtë lojë”, tha ajo.
Edhe pse shtoi se nuk do të jetë kontradiktore, por me këtë që tha i bie e njëjta gjë.
Sidoqoftë, ajo ka lënë brenda partnerin e saj, këngëtarin Tiri Gjoci, me të cilin është e lidhur që një kohë. /Telegrafi/