January 10, 2026
DardaniaNews
Big brotherShowbiz

Thehet çdo rekord në historinë e Big Brother – banori që dominon çdo rrjet social

Mbrëmë, shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 u ndez me hyrjen e një emri që nuk ka nevojë për prezantim: Eduard Kuqi.

Edhe pse banor i vitit të kaluar, ku qëndroi vetëm disa ditë, këtë sezon ai ka hyrë më i fuqishëm dhe duket se publiku e ka pritur me padurim rikthimin e tij.

Qysh nga momentet e para brenda shtëpisë, Edi ka pushtuar çdo rrjet social me përmbajtje, komente dhe diskutime rreth tij. Pamjet, debatet dhe klipet e para kanë shpërthyer në të gjitha platformat, duke e bërë atë banorin më të përfolur që nga nisja e këtij edicioni.

Shikuesit dhe fansat nuk kanë kursyer reagimet, dhe të gjitha treguesit tregojnë se Edi do të jetë një nga protagonistët kryesorë të Big Brother VIP Kosova 4. Me këtë ritëm, nuk është çudi që ai po shënon rekorde që rrallë janë parë në historinë e franshizës.

Nëse do të vazhdojë kështu, Edi uqi mund të shndërrohet në fenomenin e këtij sezoni, dhe të gjithë sytë do të jenë mbi të çdo ditë brenda shtëpisë.

 

 

 

Related posts

(Video) Janë ndarë përfundimisht, zbulohet edhe arsyeja pse Besi dhe Xhensila i kanë dhënë fund martesës

dardanianews

Linda Halimi zbulon fitimet e mëdha nga faqja e saj për të rritur: I marr 10 mijë euro në muaj

dardanianews

Vëllai i Jul Dedës akuzon produksionin për mashtrim, nxjerr foto të Eglës në makinë jashtë BBV

dardanianews