July 1, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Theret një person në Prishtinë, viktima dyshohet të jetë nxënës

Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e në Policinë e Kosovës Qendra në Prishtinë.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person”.

“I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahemti.

Ndërsa, Sinjali ka raportuar se dyshohet se personi i therur me thikë , dyshohet të jetë një nxënës i një shkolle./Klankosova.tv

Related posts

Djali i deputetit të vrarë të LDK-së ka një propozim për këtë parti

dardanianews

Këshilltari i Vjosa Osmanit demanton Veliun e PDK-në, tregon kush i kishte kërkuar asaj për të përkthyer për Thaçin

dardanianews

Ky është vendimi i Gjykatës që pezullon rritjen e çmimit të rrymës

dardanianews