Nga: Oso Ferizi
Unë, si mërgimtar dhe veprimtar, i drejtohem publikisht Donika Gërvallës – ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Na keni shitur përralla për “Rugovizmin” tuaj. Sot është e qartë se jo vetëm që nuk jeni Rugoviste, por as që keni qenë ndonjëherë. Madje aludoni se ia kaloni edhe familjes së Ibrahim Rugovës, ndërkohë që jeni pjesë e një subjekti politik (VV) që në Asamblenë Komunale të Prishtinës votoi për heqjen e shtatores së Presidentit Rugova nga sheshi i Prishtinës, ndërsa Albin Kurti e ka quajtur Rugovën kolaboracionist dhe pengues të pavarësisë. Me Qeverin e A. Kurtit dhe deshtimin e Ministrisë që ju drejtoni: Serbisë ju legjitimuan Pasaportat ilegale për Serbet në veri të Kosovës,më Qeverin tuaj ju dhanë Kishës së Deqanit 28 ha tokë, më Qeverin tuaj nuk u arrit të bëhemi pjesë e a’snji organizate si INTERPOL…
Kërkoj publikisht përgjigje:
• Çfarë është zgjidhur realisht për mërgatën, përveç shfrytëzimit të saj për interesa elektorale?
• Sa shkolla shqipe të mësimit plotësues janë hapur në mërgatë dhe sa qendra kulturore?
• Sa qytetarë janë kthyer në Kosovë dhe sa janë larguar si pasojë e politikave të këqija qeverisëse?
• A është zgjidhur çështja e Kartonit të Gjelbër për automjete?
• Cili ishte programi juaj qeverisës për katër vitet, kur deri tani keni qeverisur pa vizion e ad-hoc?
• Çfarë u arrit në diplomaci, përveç politizimit?
• Sa njohje të reja ka fituar Kosova gjatë mandatit tuaj?
• Pse Kosova ende mbetet pa sigurime shëndetësore dhe pa zgjidhje për energjinë, punësimin, zhvillimin ekonomik e infrastrukturën?
• Pse paraja publike shpërndahet pa kritere, pak ditë para zgjedhjeve?
Po ashtu, kjo Qeveri ka refuzuar:
• mbështetjen për filmin dokumentar “Rugova – Rilindasi i fundit” të autorit Gani Mehmetaj, i cili u realizua falë kontributit të mërgatës përmes Shoqatës “Sali Çekaj”;
• kërkesën e Muzeut të Kosovës për Ekspozitën për Fehmi Aganin, e realizuar po ashtu nga Shoqata “Sali Çekaj”;
• mbështetjen financiare për organizimin e 30-vjetorit të Grupeve të Para Guerile të vitit 1991, me heronjtë Sali Çekaj, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Ilaz Kodra e të tjerë,
. Donika Gërvalla dhe Hafiz Gagica kanë refuzuar për të jap deklarat në librim “ Monografi kushtuar heroit Sali Çekaj”, më autor Dr. Frashër Demaj.
• mbështetjen për realizimin e shtatoreve të heronjve si Smajl Hajdaraj, Adem Ukëhaxhaj, Rrustem Bruqi.
Prandaj, kjo qeveri jo vetëm që nuk ka të drejtë të thirret në emrin e Ibrahim Rugovës dhe Sali Çekajt, por duhet të turpërohet për mosrespektin ndaj figurave themelore të historisë sonë. Kjo është fytyra e vërtetë e atyre që sot vetëshpallen “Rugovistë”.
Unë kam qenë dhe do të mbetem kritik edhe ndaj LDK-së për gabimet e saj, por kurrë nuk do të rreshtohem pas një përçarësi dhe mashtruesi si Albin Kurti, të cilin është turp ta krahasosh me Ibrahim Rugovën.
Qytetarë të dashur, votoni LDK-në, subjektin ideator dhe promotor të Dardanisë politike, LDK-në e dijetarit Ibrahim Rugova – partinë që e miqësoi Kosovën me SHBA-në dhe e solli NATO-n në Kosovë.
Me respekt dhe besim,
Oso Ferizi, 25.12.2025

