0.5 C
New York
March 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Ti je Millosheviq”, “Mshile gojën bre budallë”, “Do ta kisha futë një shuplakë” / Haxhiu zbulon fyerjet mes Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar për takimin e parë që e ka pasur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ku thotë se nuk ka qenë takim dialogues, por që të dy e kanë fyer njëri-tjetrin.

Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ishte i pari Kurti që i tha Vuçiqit se “ ti je djali I Millosheviqit’, ndërsa Vuçiq ia kthen në gjuhën serbo-kroate “Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, do ta kisha fut një shuplakë)”.

E kam lexuar draftin e takimit të parë në Bruksel. Kurti dhe Vuciq nuk kanë dialoguar në dy takimet e4 para, kanë fyer njëri -tjetrin. I pari Kurti i ka thënë se ‘ti je djali i Millosheviqit’, ‘Je Millosheviq’, ‘ke vrarë kaq’, pastaj vjen kjo e Vuciqit, i lutet që të flet në serbo=-kroatisht dhe i thotë: Čuti bre budalo, kako bi te ošamario (mshele gojën bre budall, si ta kisha fut një shuplak). Ky ka qenë takimi i parë, ka qenë ofendues deri në atë pikë sa takimet e fundit kanë qenë korrekte, miqësore”.

Tutje, Haxhiu thotë se Kurti në takimet e para ka shkuar me një bagazh të rëndë opozitar, prandaj takimi i parë ka qenë krejtësisht ofendues.

Kurti ka shku me një bagazh të rëndë opozitar, ku ka premtuar mostakimin, se nuk do të shkojë aty pa listën e të pagjeturave, dhe duke shkuar me këtë bagazh, takimi i parë ka qenë krejtësisht ofendues”.

Related posts

Aksident tragjik në mes dy trenave, 32 të vdekur dhe mbi 85 të lënduar

dardanianews

Korporata “Rugove” dhe Libraria “Buzuku” dhurojnë donacion për Klinikën e Logopedisë në QKUK

dardanianews

Kundër ofensiva Ukrainase ka rikthyer rreth 400 km territor

dardanianews