11.5 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Tragjike: Ndërron jetë futbollisti i ri kosovar, pasi pësoi atak kardiak në fushë

Lajm tragjik vjen nga Prizreni pas një ndeshje futbolli për gjeneratat e reja mes A&N dhe Trepçës ’89.

Një futbollist 16 vjeçar i Trepçës ’89 ka ndërruar jetë në fushë të futbollit pasi ka pasur atak kardiak.

Lajmin e kanë konfirmuar për Telegrafin nga Policia e Prizrenit.

Redaksia e di emrin e futbollistit tanimë të ndjerë, por për shkakun që familja e tij ende nuk është në dijeni për rastin atëherë kemi vendosur për mos ta publikuar.

“Policia së bashku me prokurorin po hetojnë, është duke u hetuar si rast ‘hetim i vdekjes’. 16 vjaçari gjatë një ndeshje futbolli në Kurisht të Prizrenit ka rënë në fushë është thirr emergjenca, i njëjti me automjet të emergjencës është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit ku është konfirmuar dhe vdekja e tij. Ndërkaq me urdhër të prokurorit është dërguar trupi i tij i pajetë për obduksion”, ka thënë Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

16-vjeçari ka pësuar një atak kardiak dhe ka rënë pa ndjenja në fushë, por përkundër intervenimit të mjekëve ata nuk kanë mundur fatkeqësisht t’i shpëtojnë jetën. /Telegrafi/

Related posts

Gozhdohet’ Hashim Thaçi: Në mediat vendore fyen si ‘boshkobuhë’ luftëtarin Anton Quni, e në Paris e Londër, Rugovën e etiketon si alkoolist kronik

dardanianews

18 vjeçarja sulmohet nga krokodili 10 metra i gjatë, gjendja e saj është e rëndë

dardanianews

Olti Curri publikon emrat e VIP që do të hyjnë sonte në Big Brother Vip Albania

dardanianews